Luftëtari / Arbër Mehmetllari, 20-vjeçari që synon afirmimin dhe Kombëtaren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arbër Mehmetllari është një nga futbollistët e Luftëtarit, që ka marrë një ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit FSHF për të qenë pjesë e zborit 3-ditor që do të zhvillojë Kombëtarja e të rriturve, në ditët e para të muajit korrik, nga data 6 korrik deri më 9 korrik. Sulmuesi i skuadrës gjirokastrite shpreh kënaqësinë për këtë ftesë dhe shpreson që kjo të jetë një mundësi e mirë edhe për të luajtur në kombëtaren A.

Luftëtari ka zbritur matematikisht nga Kategoria Superiore pas katër vitesh radhazi pjesë e saj, por edhe në sezonin e rënies, sërish kërkon të bëhet protagonist me afirmimin e elementëve të rinj. Këtë kampionat skuadra gjirokastrite ka përbërjen më të re, me një moshë mesatare 21.7 vjeç. Pjesë e bluzinjve janë shumë futbollistë që kanë kaluar në Kombëtaret e moshave.

Por që vazhdojnë ende të jenë në vëzhgim nga trajnerët Nevil Dede dhe Alban Bushi, të cilët drejtojnë aktualisht Kombëtaren e Nën-19-vjeçarët dhe Nën-21-vjeçarët. Kësisoj, mbrojtësit Enes Isufi dhe Redon Dragoshi, si dhe sulmuesit Arbër Mehmetllari dhe Aldrit Oshafi, do të kenë fatin për t’u testuar nga trajnerët kuqezinj janë në sytë e “strategut” veteran, Edi Reja.

Në vitet e fundit ka pasur edhe raste kur direkt nga Luftëtari janë grumbulluar në ekipin Kombëtar A. Bëhet fjalë për Kristal Abazajn, i cili pasi shkëlqeu dy sezone me gjirokastritët, kapi Kombëtaren dhe gjithashtu bëri një transferim të madh tek Anderlehti. Këtë fundjavë, Luftëtari pret Vllazninë në fushën e vet, në javën e 32-të të Kategorisë Superiore.

Përkundër pritshmërive nga një ekip që tanimë ka prekur fundin dhe ka rënë edhe matematikisht nga Kategoria Superiore, Mehmetllari shpreson që skuadra e tij të arrijë të marrë pikë në këtë sfidë. Për të ardhmen, sulmuesi 20 vjeçar i Luftëtarit, synon të ketë oferta dhe të luajë jashtë Shqipërisë. Isufi, Dragoshi, Mehmetllari e Oshafi kanë luajtur mbi 20 ndeshje në Kategorinë Superiore gjatë këtij kampionati.

Lexo edhe :  Ish-CEO i Formula 1 Ecclestone sulmon Hamiltonin: “Të tërhiqet, po tallet me veten”

Ata synojnë duan të tregojnë vlerat e tyre dhe jo më kot zgjodhën Luftëtarin këtë sezon, pasi synonin të afirmoheshin në elitë. Dragoshi ka një të kaluar tek akademia e Tiranës dhe tek Erzeni, ndërsa Isufi ka qenë pjesë e Vllaznisë dhe Skënderbeut. Nga ana tjetër, Oshafi është produkt i Tomorit dhe ka luajtur pak muaj me Besën. Për shtatlartin beratas ky është sezoni i dytë te Luftëtari. Ndërsa Mehmetllari vjen pas aventurës te Lokomotiva e Zagrebit dhe Rudeshi në Kroaci.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Vazhdojnë zjarri në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Lajme të tjera

Web TV