Merret vendimi, shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit Tiranë Shpresa Beçaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetingu i ka “ngrënë kokën”, ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, e cila aktualisht mbante detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Vendimi ndaj saj u dha mëngjesin e sotëm nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ku Becaj u përfaqësua nga avokati.

Ndërkohë gjatë seancës dëgjimore të mbajtur më 1 korrik u paraqitur personalisht.

Becaj shfaqi probleme në dorëzimin e disa formularëve, të cilët nuk i ka përmbushur në kohë. Më konkretisht ajo nuk ka depozituar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë formularin për vetëvlerësimin profesional as brenda afatit, dhe as më pas, në kohën kur priste të bëhej gjyqtare e Apelit të Tiranës.

Ndërkohë rezulton se detyrën si gjyqtare në Apel, e ka marrë kur kishte nisur procesi i vetingut.

Një tjetër formular me probleme, është deklarata e pasurisë e cila nuk i është dorëzuar në Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit Pasurisë dhe duke mospërmbushuar detyrimet ligjore.

Për të justifikuar të ardhurat, Becaj deklaroi se në kohën kur nuk ka plotësuar formularët ka qenë në pritje të emërimit dhe se ka ushtruar edhe detyrën e avokatit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

Mëngjesin e sotëm, 16 gusht, “Kismet”, një nga jahtet më luksoze në botë, është parë në portin e Durrësit. Ky...

Vrasja e 14-vjeçarit, autori provokoi me xhirim gomash ditë para krimit

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit, kishte shfaqur më herët sjellje kërcënuese ndaj viktimës, por edhe të afërmve...

Rama ndan pamje të reja nga lirimi i hapësirave publike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike. Përmes një video në rrjetet sociale, shihen heqje të strukturave...

Jeta e natës në krizë? Mbyllen masivisht klubet në SHBA dhe Europë

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

Rithemelimi i PD? Açka: Ishte uzurpim, u ndërtuan alibi pas alibie, si çështje pronësie

Flutura Açka, ish-deputete e Partisë Demokratike, kritikoi Rithemelimin në PD, duke e cilësuar si “uzurpim”. “Ai që quhet Rithemelim, në fakt ishte një mënyrë uzurpimi,...

Lajme të tjera

Web TV