“Të plotësohen kushtet për hapjen e negociatave me BE”mesazhi i Metës me ambasadorët e Vishegradit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Ilir Meta thotë se ka pranuar ftesën e Ambasadorëve të vendeve të Vishegradit, për të marrë pjesë së bashku në ceremoninë e kalimit formal të Presidencës së Grupit V4, nga Çekia tek Polonia.

Përmes një statusi në Facebook, Meta sqaron se me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, si dhe duke plotësuar pa humbur më kohë kushtet për hapjen e negociatave, Shqipëria do të bëjë hapa përpara dhe të sigurt në proceset integruese.

STATUSI I PLOTE
Me shumë kënaqësi e pranova ftesën e Ambasadorëve të vendeve të Vishegradit, për të marrë pjesë së bashku në ceremoninë e kalimit formal të Presidencës së Grupit V4, nga Çekia tek Polonia.

Ekonomia dhe ndërlidhja, siguria dhe zhvillimi shoqëror janë prioritete strategjike në këtë periudhë sfidash që po kalojmë.
Vlerësova prioritetet dhe objektivat ambicioze të Presidencës Polake për një V4 të fortë në një Europë të fortë, kthimin në normalitet, kontaktet ndërmjet popujve, si dhe qasjen për digjital V4 – e-V4.
Mjaft të gjetura dhe domethënëse ishin vendi i takimit të sotëm, lokomotiva polake në “Bulevardin e Ri”, dhuratë e viteve ’50, si dhe motoja e Presidencës: “Back on Track” Train!
Falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Grupit V4 në proceset e integrimit europian të rajonit tonë dhe shembullin e shkëlqyer të bashkëpunimit që përcjellin për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shpreha bindjen se nën Presidencën Gjermane të Bashkimit Europian, me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, si dhe duke plotësuar pa humbur më kohë kushtet për hapjen e negociatave, Shqipëria do të bëjë hapa përpara dhe të sigurt në proceset integruese.

Të fundit

“Turp që Flamur Noka është nr.2 i PD”/ Dash Sula nuk i kursen demokratët

Deputeti Dashnor Sula ishte i ftuar sot në një emision, ku foli për ndarjen e tij nga Partia Demokratike...

6 milionë USA për të gënjyer DASH, lobistët e Berishës: Hiqjani ‘non gratën’

Sali Berisha e ka përdorur kontratën e lobimit me vlerë 6 mln dollarë, të nënshkruar para zgjedhjeve të 11 majit, për të gënjyer Departamentin...

Ëndrra me të atin që e përndjek ende Edi Ramën, por që e bëri ministër

Rama ka pasur jo pak çaste të ulëta dhe kulminante në jetën e tij, të cilat e kanë shndërruar nga një figurë sportive, në...

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamchatka në Rusi

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm Gadishullin Kamchatka në Rusi, njofton Shërbimi i Unifikuar Gjeofizik i...

VIDEO/ Truproja e Messit në fushë gjatë sh*rrit, priten masa shembullore nga MLS

Lionel Messi është sërish protagonist absolut me Inter Miami. Në fushë, “Pleshti”, tani i shoqëruar edhe nga Rodrigo De Paul, dha dy asistime vendimtare për...

Lajme të tjera

Web TV