Vrasja e vëllezërve Haxhia/ I akuzuari kryesor Talo Çela, i pandehuri i megagrabitjes në Rinas

Policia ka lëshuar një urdhër arresti për Talo Çelën, një nga të pandehurit e megagrabitjes në Rinas por këtë herë si i dyshuari kryesor i vrasjes së vëllezërve Haxhia në Durrës.

Ngjarja e ndodhur në 17 prill, në tregun e automjeteve, në Shën Vlash ka si dyshuar kryesor Talo Çelën për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhia.

Sipas burimeve të policisë, Çela kishte dyshime se vëllezërit Haxhia kishin dijeni ku ishte fshehur shuma e parave të grabitura në Rinas, u ka kërkuar atyre që ti tregojnë vendin, por ata kanë refuzuar.

Prokuroria ka marrë dhe 3 dosje të tjera nga Elbasani, vrasje mafioze që mendohet se janë kryer nga e njëjta dorë.

Ndërkohë që Talo Çela është person i shpallur në kërkim për disa krime. /Ra.My. Fjala.al/