Gramsh, futbollisti i Adës së Velipojës godet gjyqtarin për një penallti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë ndeshjes Gramshi-Ada ka ndodhur një sherr ku futbollisti i ekipit mik ka goditur gjyqtarin pasi ky I fundit akordoi një penallti në favor të ekipit pritës.

Gramshi shpartalloi 4-0 Adën në këtë ndeshje dhe gjatë lojës në pjesën e dytë 29- vjeçari V.P, goditi gjyqtarin e ndeshjen B.L, nga Lezha.

Në fakt të dyja ekipet nuk kanë ambicie këtë sezon pasi Gramshi renditet në vendin e pestë dhe e ka humbur mundësinë për të garuar për një nga dy vendet që të çojnë drejt Kategorisë së Parë. Kurse Ada ka siguruar mbijetesën teksa qëndron në pozitën e 10-të në tabelën e renditjes.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Gramsh/ Informacion paraprak

Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës “Ades”, shtetasi V.P., 29 vjeç,  banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasinB.L., 32 vjeç,  banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakortë për ekzekutimin të një penalltie .

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV