“I dashur kryeministri im…” mesazhi i veçantë për Ramën në ditën e tij të lindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama lindi në Tiranë më 4 korrik 1964. Kryeministri, i cili është në mbyllje të mandatit të dytë qeverisës, feston sot ditëlindjen e tij të 56-të.

Ai konsiderohet një ndër politikanët më me influencë në vendin tonë, gjatë 30 viteve të fundit.

Rama e nisi sot ditën me një urim për Pavarësinë e SHBA-ve, por shumica e ndjekësve të kreut të qeverisë në rrjetet sociale, e kanë uruar kryeministrin, me rastin e 56 vjetorit të lindjes, ku një prej tyre spikat më tepër.

“I dashur kryeministri im.. të dy sot kemi ditën e lindjes, në një ditë, muaj dhe vit. Ta gëzojme së bashku këtë ditë duke patur shëndet dhe qetësi shpirtërore. Gëzuar ditëlindjen… Edhe 100 vite jetë i shëndetshëm dhe i lumtur”, ka qenë një prej mesazheve më të veçanta drejtuar Ramës sot pë ditëlindjen e tij.

“Përveç Amerikës, gëzuar dhe ti kryeministër 56-vjetorin e lindjes. Jetë të gjatë e të lumtur. Mes njerëzve tuaj të dashur dhe për ta, e për të mirën e krejt shqiptarëve gjithashtu!”, ishin mesazhe të tjera.

Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë urim nga kreu i opozitës Lulzim Basha, apo ndonjë surprizë në këtë ditë të veçantë nga ana e kryeministrit, i cili pritet ta festojë me familjen e tij./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Fermeri përdhunoi për dy dekada gruan dhe vajzën e mitur

Një ngjarje tronditëse raportohet se ka ndodhur në Zelandën e Re. Një fermer qumështi po përballet me çështjen në...

Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një “takim i dytë i shpejtë” me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn ka të ngjarë të pasojë...

Vuçiç: S’do kandidoj më për President! Nuk jam diktator

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar së fundmi se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish për të njëjtin post. Vuçiç u shpreh se...

Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori!

Tirana ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit deri tani. Të hënën më 11...

“Palestinezët thjesht të ikin!”

Ushtria Izraelite vijoi bombardimet intensive në Gaza edhe të mërkurën, në prag të ofensivës së paralajmëruar për të marrë nën kontroll qytetin kryesor të...

Lajme të tjera

Web TV