Kosovë, 6 persona humbin jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova sot ka shënuar rekord të zi sa i përket vdekjeve nga pacientët me COVID-19.

Veç sot, ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë vdekur edhe gjashtë pacientë të tjerë.

Kjo është bërë e ditur nga Klinika Infektive e QKUK-së. Kësisoj, me 6 viktimat e fundit, numri total i jetëve të humbura në vendin fqinj ka shkuar në 64.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, 4 korrik 2020, deri në ra 17:00 kanë përfunduar me vdekje 6 pacientë të infektuar me COVID-19: Në Klinikën Infektive 1 pacient, në Klinikën e Pulmologjisë 2 pacientë dhe në Mjekësinë Sportive 3 pacientë.

Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti,  R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe V. SH. (1982)- Pejë.

Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Pallati 176” në Kinemanë Verore të DPA-së

Për një shfaqje rekordesh, sikurse është "Pallati 176", pritshmëritë janë të larta. Ama, transmetimi i kësaj komedie kult në...

Qeveria holandeze u ndalon dy ministrave izraelitë hyrjen në vend, shkak situata në Gaza

Qeveria holandeze ka njoftuar masa kundër Izraelit, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në vend për dy ministra të qeverisë izraelite të ekstremit të djathtë...

Rreziku i konfliktit berthamor, SHBA shtojnë kokat bërthamore B61-12 në Evropë

Shtetet e Bashkuara vendosin B61-12 në bazën ajrore RAF Lakenheath: kjo shënon kthimin e armëve bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e një plani...

1429 – Lufta Njëqindvjeçare: Zhanë D’ark arrin në Orléansin e rrethuar nga anglezët

Më 29 prill 1429, në një nga kthesat më të mëdha të Luftës Njëqindvjeçare mes Francës dhe Anglisë, një vajzë 17-vjeçare me emrin Jeanne...

Ngrohja globale dhe krimi në Pogradec: me sa duket, botës po i vjen fundi

Nga Leonard Veizi Në përditshmërinë tonë, sikur jemi mësuar që andej nga Vlora edhe kërcet sherri, edhe kërcet koburja, edhe vritet ndokush – si me...

Lajme të tjera

Web TV