Porti i Durrësit, si doganë për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Premtimet e hershme të kryeministrave shqiptarë për t’i dhënë një mundësi për dalje në det Kosovës, mund të bëhen realitet me përdorimin e portit të Durrësit si pikë doganore. Avdullah Hoti dhe Edi Rama ranë dakord për mbështetjen e tri projekteve madhore; portin e Durrësit, ndërtimi i një HEC-i dhe një hekurudhe Tiranë-Prishtinë

Nga Blerina Gjoka

Kosova do të ketë një dalje në det, me premtimin e marrë sot nga qeveria e Shqipërisë për përdorimin e portit të Durrësit si pikë doganore detare. Premtimi u dha nga kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të djeshëm në Tiranë me kryeministrin e ri të Kosovës, Avdullah Hoti. Nuk është hera e parë që Kosova e kërkon këtë dalje në det nga Shqipëria dhe premtimet e mëparshme janë lënë në harresë, siç ishte premtimi për menaxhimin e portit të Shëngjinit.

Po ashtu, dogana në Durrës ishte një premtim i para 5 viteve i dy kryeministrave Rama dhe Mustafa. Gjatë përurimit të tranzitit të pёrbashkёt në pikën doganore në Vërmicë, Isa Mustafa dhe Edi Rama thanë se “është vendosur që porti i Durrësit të jetë pika e vetme e kontrollit doganor për mallrat që hyjnë në Kosovë, pa pasur nevojë për procedura tjera në kufi”.

Dje në Tiranë u artikuluan dhe dy projekte të reja madhore që do të ishin si mbështetje e Kosovës, bëhet fjalë për ndërtimin e një HEC-i për furnizimin e me energji dhe hekurudha mes dy kryeqyteteve Tiranë-Prishtinë.

“Me kryeministrin Rama u dakordësuam për 3 projekte ambicioze. Një ndër pikat që u dakordësuam ishte çështja e doganës së Kosovës në Durrës. Diskutuam ndërtimin e një HEC-i në Shqipëri për të furnizuar me energji Kosovën. Diskutuam edhe për projektin ambicioz për hekurudhën që do të lidhë Tiranën dhe Prishtinën”, tha Hoti gjatë vizitës së tij të parë si kryeministër në Tiranë.

Ndërsa Rama ka theksuar se temat kyçe të diskutuara ka qenë dogana e Kosovës në Durrës, njësimi i dokumenteve për shkëmbimin e mallrave mes dy vendeve, eksport-import dhe hapja e kufirit pa kontroll për lëvizjen e njerëzve. Për çështjen e doganës, Rama theksoi se “në parim është e dakordësuar, por në zbatim jo e plotë, pasi ajo që në fakt Hoti ka ngritur në bisedën e përbashkët përbën thelbin e marrëveshjes, jo një stacion i parë i pasuar nga një i dytë kontrolli në Morinë, por një i vetëm në Durrës, ku hyrja e të gjitha mallrave për në Kosovë nga pikëpamja legjislative dhe juridike duhet të trajtohet si hyrje në Kosovë”.

Si pengesë, tha Rama, “mbetet një detajim teknik i marrëveshjes për të mos lejuar që burokracia apo interesa të caktuar të pengojnë zbatimin”. “Njësimi i shumëherëfolur i dokumentacionit lidhur me mallrat që eksportohen apo importohen mes vendeve ku është e pamundur të flasim për efikasitet, nëse nuk arrijmë që dy palët në nivelin teknik të kenë gjuhë teknike të njësuar e të mos u kërkojmë ne në Shqipëri eksportuesve të Kosovës që të kenë dokumente dhe të Shqipërisë, p.sh. të AKU-së kur vijnë këtej, apo në Kosovë të mos i kërkohen ato të Kosovës kur shkojnë andej, por një dokument i vlefshëm për të dy vendet.”- vijoi kryeministri.

Lexo edhe :  “Meriton lapidar si Clinton”/ Rama batuta me qytetarin në Shkodër: Do ta lej me shkrim...

Kryeministri Rama foli gjithashtu për rikthimin e traditës së mbledhjeve ndërqeveritare dhe një kongresi të drejtuesve vendorë të dy vendeve për të ofruar bashkëpunimin mes bashkive e komunave.

Dialogu me Kosovën

Dialogu me Serbinë do të vijojë edhe pas aktakuzës së Hagës kundër Hashim Thaçit, aktakuzë që u bë shkak për ndërprerjen e takimit mes palëve në Shtëpinë e Bardhë. Kryeministri i Kosovës bëri të ditur dje në Tiranë se ai është në koordinim me ambasadorin Grenell për të zhvilluar një takim të dytë në Uashington, pas anulimit t të atij të 27 qershorit.

“Kosova ka institucione legjitime, kushtetuese të gatshme, që të marrin përgjegjësitë që u takojnë, jam në koordinim me ambasadorin Grenell. Do të ulemi shumë shpejt së bashku në një takim, për çështje politike të dialogut. Ne hyjmë për njohje reciproke dhe normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Hoti.

Kryeministri Rama vuri theksin te bashkimi i faktorit shqiptar sot për interes të Kosovës dhe në këtë kuadër ai ritheksoi se shengeni i Ballkanit do të duhet ta përfshijë edhe Kosovën.”Në këndvështrimin tim, janë 3 fjalë kyçe sot; për ardhmërinë e Kosovës dhe ardhmërinë e ambicies strategjike të shqiptarëve në rajon. Drejtësi ndërkombëtare, e drejtë dhe stabilitet institucional i padiskutueshëm dhe dialog”, – tha nga ana e tij Rama.

Më tej Rama shtoi: “Është e domosdoshme t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së çdo pretendimi apo akuze për krimet e luftës, por pa ekuivok t’i kundërvihemi çdo fletërrufeje që e cenon dinjitetin e luftës së UÇK-së dhe dinjitetit të Kosovës. Kosova sot ka një ballafaqim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, në frontin e mbrojtjes së dinjitetit të luftës dhe qenies një shtet demokratik dhe sovran, i ngritur jo mbi krime lufte, por pas një lufte çlirimtare”.

Gjatë konferencës në Tiranë Rama e cilësoi si provokim deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe se do të negociojë me Perëndimin dhe asnjëherë me shqiptarët. “Nëse ne jemi një, presidenti i Serbisë mund të shkojë edhe në Hënë, por në fund do të ulet me ne, autoritetet e shtetit sovran të Kosovës, që e njeh apo nuk e njeh ai, është sovran dhe i paprekshëm në sovranitetin e vet, dhe me ne në Tiranë, që do të mbështesim deri në fund, Prishtinën përballë deklaratave të tilla provokuese ka dy rrugë, njëra barrikadimi, tjetra përballimi.

Barrikadimi është në dëmin tonë, jo në dëm të Serbisë. Përballimi sy më sy dhe drejtpërdrejt me mjetet e paqes, është sfida jonë, fiton kush është më i mençur dhe të tregon forcën e mendjes dhe të largpamësisë. Nuk fiton kush bën të fortin me facebook apo deklarata përçarëse, duke shfrytëzuar emocione apo koniunktura të brendshme që po shpëton atdheun nga tradhtarët. Duhet të bësh çmos për të bërë paqe, jo për fqinjët, por për të ardhmen. Nuk mund të presim që Vuçiç të deklarojë se do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Edi Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Puthje dhe përqafime, Fero publikon videon intime me bashkëshorten

Pak ditë pasi njoftoi se i dha fund beqarisë, ish-reperi Feronit Shabani i njohur si Fero, ka zbuluar indetitetin...

Rumania miraton projektligjin për të rrëzuar dronët që hyjnë ilegalisht në vend

Senati rumun ka miratuar “ligjin për dron”, një projekt-ligj që do të autorizonte rrëzimin e dronëve që hyjnë pa autorizim në hapësirën ajrore të...

‘Më thanë ik vetë se do të marrë Trump zvarrë’, Rama: Këneta u ka marrë trurin peng

Kryeministri Edi Rama u pyet nga komentuesit për marrëdhënien me Amerikiën dhe Soros. Kreu i qeverisë u kujtoi ndjekësve se kur Donald Trump fitoi...

Ndodh shkëmbimi! Lirohen 600 të burgosur palestinezë

Hamasi ka dorëzuar ato që thotë se janë trupat e katër pengjeve izraelite nga Gaza, në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë. Izraeli po teston...

Ka disa ushqime që të zgjasin jetën, ja kush janë ato sipas ekspertëve

Ushqyerja luan një rol vendimtar në jetëgjatësinë dhe disa ushqime zgjidhen posaçërisht nga ekspertët e jetëgjatësisë për të mbështetur shëndetin dhe mirëqenien tonë. Nuk ka...

Lajme të tjera

Web TV