Turizëm pa emigrantë/ Shqiptarët në Itali dhe Greqi, rrezikojnë karantinimin në kthim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria në shtetrrethim,  shtetet fqinje i mbyllin dyert gjatë sezonit veror. Në një prononcim për gazetën “Fjala”, drejtuesja e Patronatit INAS Albania, Beskida Aliaj, dhe ndërmjetësi ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit në Greqi, Fatos Malaj,  tregojnë rreth situatës aktuale të Shqipërisë me Italinë dhe Greqinë, për sa u përket udhëtimeve gjatë sezonit veror.

Aliaj: Problem shqetësues, rastet e sëmundjeve. Malaj: Greqia ende skeptike për hapjen e kufijve

Nga Ina Allkanjari

Qytetarët shqiptarë të cilët nuk disponojnë leje qëndrimi ose pasaportë italiane a greke,  nuk mund të udhëtojnë për pushime verore drejt këtyre shteteve fqinje. Mbyllja e kufijve për shqiptarët mund të shkaktojë probleme në turizmin vendas, kjo pasi edhe pse emigrantët shqiptarë të cilët janë me letra të rregullta në Itali, lejohet të kthehen në atdhe, në momentin që do të tentojnë të rikthehen në shtetin fqinj, janë të detyruar të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Në një prononcim për gazetën “Fjala”, Beskida Aliaj, drejtuese e Patronatit INAS Albania, tregon se këtë rregull për karantinim Italia nuk e ka vendosur për të gjitha shtetet, por për Shqipërinë po, pasi konsiderohemi si shtet problematik për sa i përket situatës së COVID-19. Aliaj thekson se kjo gjë vlen deri në datën 15 korrik, pasi Bashkimi Evropian çdo dy javë merr një vendim tjetër.

Sipas drejtueses së Patronatit Inas Albania, problem shqetësues mbeten rastet e sëmundjeve, kur një qytetar shqiptar e ka të nevojshme të shkojë në Itali për t’u kuruar. “Po ndjek aktualisht 4 raste të ndryshme të qytetarëve shqiptarë, të cilët janë shumë të sëmurë.  Ambasada ka nxjerrë një njoftim, që të afërmit e atyre që jetojnë në Itali, si p.sh. bashkëshortja, fëmijët e vegjël, prindërit, kanë të drejtë të shkojnë në Itali, edhe pse nuk kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi italiane”, tregon Aliaj.

Sipas drejtueses së Patronatit Inas Albania, ndonëse ambasada italiane ka nxjerrë njoftim për këtë situatë, praktikisht nuk funksionon kështu, pasi vetë Aliaj është paraqitur në ambasadë së fundmi për të 4 rastet e qytetarëve të sëmurë dhe nuk është marrë një zgjidhje.  Deri tani Italia ka vendosur që kush është në Shqipëri dhe nuk ka leje qëndrimi ose nënshtetësi italiane nuk kalon dot në shtetin fqinj. Njerëzit me pasaportë të thjeshtë që mund të lëvizin me tremujorshe nuk shkojnë dot në Itali.

Problemi qëndron në rastet e sëmundjeve, kur një qytetar shqiptar e ka të nevojshme të shkojë në Itali për t’u kuruar.  Po ndjek aktualisht 4 raste të ndryshme, të qytetarëve shqiptarë të cilët janë shumë të sëmurë. Ambasada ka nxjerrë një njoftim, që të afërmit e atyre që jetojnë në Itali, si p.sh. bashkëshortja, fëmijët e vegjël, prindërit, kanë të drejtë të shkojnë në Itali, edhe pse nuk kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi italiane.  Teorikisht e ka nxjerrë ambasada në 2 korrik, por praktikisht nuk funksionon kështu.

“Për të 4 qytetarët e sëmurë, jam paraqitur në ambasadë veçmas me secilin, dhe i kemi thënë ambasadës për njoftimin e nxjerrë, dhe se kërkojmë leje kalimi. Por në ambasadë na thanë që nuk lëshojmë më leje kalimi, dhe na vunë në dijeni që duhet të kërkonim leje dhe autorizim nga policia kufitare e emigracionit. Shkuam në polici tek të dy pikat, dhe kërkuam leje kalimi për rastet e mësipërme. Na thanë që nuk kanë informacion për procedurat e reja, ndaj duhet t’i referohemi ambasadës”, shprehet Aliaj.

Drejtuesja e patronatit tregon se aktualisht ambasada i ka njoftuar se për sëmundje japin vetëm vizë, por që këta qytetarë ta përfitojnë vizën, duhet të kenë një vërtëtim nga spitali italian që duhet të kryejnë një vizitë urgjente.  “Pra spitali duhet t’i drejtojë ambasadës një e-mail ose një letër, ose vetë individit, që thotë ‘ky individ duhet të bëjë një vizitë urgjente këtu në Itali’.

Në këtë mënyrë ambasada mund ta marrë në konsideratë rastin dhe të lëshojë një vizë. Në rast të kundërt, policia kufitare nuk lejon kalimin e qytetarëve”, tregon Aliaj,  teksa thekson se më 1 korrik u nis drejt Italisë një vajzë e sëmurë, dhe policia e aeroportit, te chek-in, e ktheu mbrapsht, edhe pse ishte me letër spitali dhe me të gjitha dokumentet e spitalit, por nuk kishte leje qëndrimi.

Lexo edhe :  Mbi 104 mijë pemë të mbjella, Veliaj: Tirana, qyteti numër një për turizëm dhe pastërti

Kufiri me Greqinë

Ndërmjetësi ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit në Greqi, Fatos Malaj, tregon për gazetën “Fjala”, rreth situatës aktuale mes Shqipërisë dhe Greqisë për sa u përket udhëtimeve gjatë sezonit veror. Malaj thekson se është diskutuar shumë për hapjen e kufijve më 1 korrik, por Greqia është ende skeptike, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në Shqipëri.

“Data 1 korrik shënoi dhe hapjen e aeroporteve dhe kufijve detarë e tokësorë të Greqisë. Deri tani janë vendosur disa kushte për kufirin tokësor me Shqipërinë. Pra, lejohen të hyjnë e të dalin të gjithë ata shqiptarë që janë rezidentë në Greqi, por dhe çdo gjë që ka të bëjë me biznesin. Rritjet e rasteve me COVID-19 në Shqipëri kohët e fundit kanë bërë që autoritetet greke ta mendojnë edhe një herë lëvizjen e lirë të shqiptarëve drejt Greqisë.

Besoj se nuk do të vonojë ky vendim, pasi është edhe në të mirë të vetë shtetit grek”, tregon Malaj. Nga ana tjetër, për sa u përket emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe janë me letra të rregullta, sipas ndërmjetësit ndërkulturor, edhe pse destinacioni i përhershëm i emigrantëve shqiptarë në Greqi ka qenë Shqipëria, ky vit me vështirësitë që solli, do ta minimalizojë këtë vërshim.

“Emigrantët shqiptarë në Greqi dalin nga një tremujorsh të pa punë, madje dhe ata që kanë pasur bizneset e tyre të vogla, thjesht i kanë mbijetuar falimentimit. Nuk e di se sa do të kenë mundësinë ekonomike për udhëtime verore. Ndoshta do të mbeten tek ato shkëputjet disaditore, thjesht për të vizituar të afërmit e tyre”, shprehet Malaj. Ndërsa flet për pasojat që mund të ketë turizmi në Shqipëri këtë vit, për shkak të situatës së krijuar prej virusit, Malaj tregon se mbyllja aktuale e kufijve nuk do të ndikojë shumë. Kjo pasi, sipas tij, turizmi në Greqi varet nga vendet e BE-së, e kundërta në Shqipëri, ku shumica e turistëve janë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut apo emigrantët.

“Turizmi shiqptar varet në një masë shumë të madhe nga emigrantët shqiptarë të cilët kthehen në vendin e tyre për pushime dhe nuk preken nga kjo masë, sepse shqiptaret që jetojnë në vendet evropiane dhe janë të ligjshëm, mund të udhëtojnë lirshëm. Por prapë numri do të jetë më i vogël në krahasim me vitet e tjera, për shkak të frikës që do të kenë qytetarët se mos infektohen gjatë udhëtimit të tyre. Por të ardhurat nga sektori i turizmit në Shqipëri do të jenë më të ulëta në krahasim me vitet e kaluara”, thekson ndërmjetësi ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit në Greqi.

Për sa i përket turizmit në shtetin grek, Malaj thekson se mbyllja për rreth tre muaj për shkak të COVID-19, solli ankth për menaxhimin e krizës ekonomike, teksa thekson se se industria kryesore, njëkohësisht dhe shtylla e ekonomisë greke, është turizmi, dhe se ky sezon turistik pritet i vështirë. “Edhe pse Greqia është ndër të paktat vende të konsideruar si covid free, të gjitha procedurat që duhen ndjekur gjatë udhëtimit për në Greqi, por dhe protokolli higjienosanitar tepër rigoroz, bënë që një pjesë e madhe e hoteleve resort nëpër ishuj kryesisht, të mos i hapin portat.

Këto hotele që kërkojnë një numër të madh personeli, ndërkohë që prenotimet kanë rënie deri dhe 80%, nuk do të mundin të sigurojnë as harxhet e tyre”, u shpreh Malaj. Ndërsa nënvizoi se disa nga masat e marra në shtetin fqinj janë: të gjithë udhëtarët do të duhet të plotësojnë 48 orë para udhëtimit për në Greqi, një formular ku të shkruhen të dhënat personale dhe destinacioni i secilit; nëpër aerodrome do të kryhen testet për COVID-19; çdo hotel do të ketë një dhomë karantinë;  nuk do të funksionojnë vaktet e ngrënies me bufe etj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV