Pornografia e fëmijëve, megaoperacion në 15 rajone të Italisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pornografia e fëmijëve në internet është problem ndërkombëtar që në shumë raste luftohet me vështirësi. Para disa vitesh të gjitha faqet ndërkombëtare për të rritur hoqën videot me vajzat nën moshën 18 vjeç. Por pornografia e fëmijëve po lulëzon në mënyrë të fshehtë.

Pikërisht për këtë problem policia italiane nisi një sulm në shkallë të gjerë në 15 rajone ndaj individëve të dyshuar për përfshirje në pornografinë e fëmijëve në internet.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA shkruan se u bënë kërkime për rreth 50 të dyshuar midis moshave 19 dhe 55 vjeç si edhe të paktën tre arrestime.

Mësohet se një i dyshuar tashmë është në paraburgim. Hetuesit, të koordinuar nga autoritetet në qytetin veriperëndimor të Torinos, po hetojnë për posedimin dhe shkëmbimin e pornografisë për fëmijë. Ekziston gjithashtu një hetim për abuzimin e të miturve.

”Materiali nga një rast i njohur tashmë ndihmoi për t’i vendosur autoritetet në rrugën e rrjetit më të madh”, raportoi ANSA.

Sipas njoftimeve të medieve, hetuesit kanë fotografi të tmerrshme të fëmijëve të abuzuar.

Këta fëmijë gjithashtu thuhet se janë shkëmbyer ndërkombëtarisht përmes platformave të internetit.

Gjyqësori italian ka bashkëpunuar me Qendrën Kanadeze Kundër Abuzimit ndaj Fëmijëve, NCECC, në hetimet e saj për muaj të tërë në rrjetet online.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV