Raste të reja infektimesh në Kavajë dhe Elbasan, një drejtor banke dhe 5 punonjës të një bashkie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot në përditësimin e të dhënave të Covid në vendin tonë, se nga 67 raste të reja, 6 prej tyre ishin në Kavajë dhe 4 në Elbasan.

Në Kavajë kanë rezultuar pozitive gjashtë raste të reja në 24 orët e fundit. Dyshohet se ata janë punonjës në administratën e bashkisë së qytetit.

5 punonjësit janë të gjithë të një zyre ku shpërndahej ndihma ekonomike dhe aktualisht është e mbyllur. Punonjësit kanë infektuar njëri- tjetrin, ndërsa është bërë dhe dezinfektimi i ambienteve.

Të 5 punonjësit ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpi, pasi janë në gjendje të stabilizuar.

Ndërsa i infektuari i 6-të nga qyteti i Kavajës është shtruar në infektiv në Tiranë, pasi ka qenë në gjendje të rënduar për shkak të Covid-it.

Ndërsa në Elbasan janë shënuar ditën e sotme 4 raste të reja me Covid  nga 19 tamponë të marrë një ditë më parë. Mes të prekurve me Covid-19 është edhe drejtori i një banke në Elbasan.

Një ditë më parë u raportua e infektuar edhe një punonjës banke, por drejtori i prekur sot nuk u infektua nga ajo, pasi nuk i përkasin të njëjtit institucion financiar, pra kanë ndodhur në banka të ndryshme.

Pas zbulimit me koronavirus të drejtorit është bërë dezinfektimi i bankës dhe pritet t’i nënshtrohet tamponi punonjësit e tjerë të bankës dhe kontaktet që ai ka pasur./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV