Robert Budina i rikthehet protestës për teatrin: Virusin ‘e mora’ në spital

Regjisori Robert Budina ka arritur të fitojë kundër COVID-19. Ai në testin e fundit ka rezultuar negativ dhe sot ka vijuar protestën për rindërtimin e teatrit aty ku ishte dhe siç ishte.

Në një video të publikuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Budina ka qenë tek sheshi i teatri dhe ka treguar eksperiencën e tij me virusin.

ka dyshime se është prekur ndonjëherë nga COVID-19, bashkë me vëllain e tij Edmond Budinën, pasi u infektua në spital ku takoi disa njerëz, kurse kur takoi mijëra njerëz në protestë nuk e kapi koronavirusi.

Kur ky kryeministër dhe kryetar Bashkie duhet të mendojnë për punonjësit e tyre që të mos i zërë koronavirusi, mendojnë të mbyllin Teatrin Kombëtar. Koronavirusin nuk e merr nëpër protesta. Edhe unë që më nxorën me koronavirus dhe nuk e dimë si është e vërteta, rashë në kontakt me njerëz të infektuar nga spitali Infektiv dhe e mora. Ndërsa në protesta duke takuar dhjetëra apo mijëra njerëz nuk e mora.

Ai është shprehur se çështjen e infektimit do ta ndjek penalisht, pasi Kryeministri Edi Rama i publikoi emrin si të infektuar.

Do t’i shkoj deri në fund të vërtetës se me çfarë të drejte kryeministri ndërhyn në jetën personale të aktivistëve të mbrojtjes së teatrit”, u shpreh Budina.

 

la.mi/Fjala.al