Vetëflijimi në Kombinat/Kunati i Zhanetës: Nuk më la të takoja Anisën, kishte frikë se e motra mund të tregonte

Sotir Kristollari, kunati i Zhaneta Josifit e cila u vetëflijua në banesë bashkë me vajzën e saj,ka rrëfyer përpjekjet e tij për ti nxjerrë nga shtëpia nënën dhe dy vajzat të cilat ishin mbyllur në banesë prej disa muajsh.

Mes lotësh xhaxhai i Anisës dhe Blertës, tregon në një intervsitë ekskluzive për gazetaren Anila Hoxha se si Zhaneta nuk kishte lejuar që ai të takonte mbesën e tij Anisën.

Sotiri kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e Zhanetës në fund të muajit mars por ajo nuk e kishte lejuar ta takonte Anisën duke i thënë të priste edhe një javë.

 “Anisa kishte studiuar për ekonomi biznes, Blerta inxhiniere elektronike. Blerta punoi nja 5 vjet inxhiniere. Pas 5 vjetësh çupën e heqin. Reformë 200 veta. Anisa ç’merrte nga këto komunikimet me internet. U fut brenda në shtëpi!”, shprehet ai. I pyetur se si quhet sekti në të cilën angazhohej Anisa, Zhenta dhe Blerta, ai përgjigjet:

“Ardhur nga Holanda më duket në Përmet, pastaj vazhduan lidhjet me këtë grup të Përmetit. Para një viti e ka marr një grua Anisën dhe i thoshte “Stop, Stop, mos lexo këto libra!”. Ato filluan të mbyllen. U mbyll e para Anisa, dalëngadalë dhe Blerta.

I përlotur ai vijon të tregoj më tej se: “Erdhi koha e pandemisë, nuk vinte në punë as e ëma. Ishte fundi i marsit. Të dyja më hapën derën, Blerta dhe Zhaneta. U ula në tavolinë. Anisa ka ardhur xhaxhi! Anisa dil! Jo s’u përgjigj Anisa, Anisa kish mbaruar. Nuk e pash ishte në dhomën tjetër”.

“I thash Zhanetës i kërkova vajzën. Dale dhe një javë, fundi i marsit, dale dhe fundi i prillit, i vajta prapë nga fundi i muajit. Zhaneta ishte ulur në të njëjtin divan me Blertën, se kishte hall se mos e tradhtonte Blerta. Se Blerta matej sikur të thoshte diçka!”, përfundon i përlotur kunati i Zhaneta Josifit.  /Ra.My. Fjala.al/