Tenis, zyrtarizohet vendimi shumëpritur: Turneu “Roland Garos” me tifozë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sport pa tifozë është njëlloj si një koncert pa spektatorë. Kjo u bë mjaft më e dukshme dhe e prekshme gjatë këtyre 4 muajve të ndërprerjes për shkak epidemisë së shkaktuar në nivel global nga virusi korona.

Por duket se normaliteti po përvijohet tanimë më qartë në horizontin e sportit, siç është edhe rasti i tenisit. Tanimë është zyrtare: “Roland Garros” do të jetë turneu i parë madhor i tenisit (që njihen si “Grend Slem”-e), që do të zhvillohet me publik, pas emergjencës shëndetësore, shkaktuar nga virusi “Covid-19”.

Lajmin e ka bërë të ditur në një konferencë shtypi vetë Presidenti i Federatës Franceze të Tenisit, Bernard Zhudiseli. “Këtë vit do të luhet me publik, – ka deklaruar ai, natyrisht, duke mos e fshehur krenarinë. – 20 mijë persona në ditë dhe 10 mijë maksimumi në finale.”

Turneu francez, i shtyrë për shkak të epidemisë së virusit korona, do të nisë në 21 shtator, me ndeshjet e tureve eliminatore dhe do të vazhdojë deri në 11 tetor 2020. Biletat do të fillojë të shiten në Internet më 9 korrik për sponsorët, dhe për spektatorët në 16 korrik 2020.

Zhudiseli ka shpjeguar edhe se si do të kufizohet numri i spektatorëve në shkallët e komplekseve. “Në 3 fushat kryesore, “Philippe Chatrier”, “Suzanne Lenglen” dhe “Simonne-Mathieu”, tifozët në shkallët e tyre do të ndjekin një protokoll të rreptë.

Në çdo radhë do të ketë një vend bosh, që do të ndajë çdo grup prej 4 personash, të një familjeje që duan të qëndrojnë bashkë. Në fushat e tjera, do të jetë një vend bosh midis dy personave për të respektuar distancën.” Kështu numri i spektatorëve, në finalen e “Roland Garros” do të jetë 50 deri në 60 %  të kapacitetit normal./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

E rëndë: Vritet me thikë një 14-vjeçar në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pirg të Korçës, me pasojë vdekjen e një 14-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur...

Berisha filmohet me Ramush Haradinajn në ditëlindjen e biznesmenit në Kosovë

Sali Berisha nuk ka dalë sot në konferencë për shtyp, si rrallë ndonjëherë këto javët e fundit që pas humbjes në 11 maj. Dalja e...

I zunë vendin e parkimit, i nxjerr inatin duke çarë gomat e 3 makinave

Një ngjarje e pazakontë është shënuar pasditen e kësaj të enjte në lagjen numër 3 të Pogradecit. 3 automjete janë sulmuar nga një shtetas,...

Dhëndri shijon lirinë pas një viti “arresti shtëpiak”, shëtitje me Berishën në Tropojë

Teksa Shqipëria po digjet nga zjarret, Abi Malltezi duket se po shijon lirinë në mal duke u "arratisur" me Sali Berishën. Siç duket në foton...

Aventurat e palavdishme të ideologëve ambulantë të qametit

Nga Ylli Pata Prej shumë kohësh Shqipëria ka një ngërç të spikatur të një angazhimi permanent apo një aksioni didaktik të një opozite të fortë...

Lajme të tjera

Web TV