Vetëflijimi në kombinat/Mjekët i shpëtuan jetën, por Blerta Josifi mund të përfundojë në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vajza e vetme e mbijetuar nga tragjedia e ndodhur të enjten mbrëma në zonën e Kombinatit në Tiranë, 34-vjeçarja Blerta Josifi mund të përfundojë në burg.

Blerta u dërgua menjëherë në spital ku falë punës së mjekëve, u mbajt në jetë. Ajo ndodhet në psikiatri në gjendje të rënduar mendore, teksa për të kanë nisur hetimet.

Mos deklarimi i vdekjes së motrës së saj Anisa Josifi të cilin me mamanë e saj Zhaneta ajo e mbajti për më shumë se një vit të fshehur e ngarkon atë me përgjegjësi penale.

Kur situata e saj psikologjike të qetësohet, Blerta do merret në pyetje nga hetuesit, për të zbuluar më shumë rreth asaj çka ka ndodhur në familjen Josifi.

Proceduart ligjore janë komplekse, por në rast se Blerta rezulton e aftë mendërisht, ndaj saj do të nisin hetim për “Moskallëzim krimi”, duke qenë se për 15 muaj, bashkë me nënën e saj, mbajtën Anisa Josifi, të vdekur në banesë. Ato e lyenin me vaj dhe aromatizues, dhe e mumifikuan me shtroje, në mënyrë që të mos vinte erë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Ahengu kthehet në skenë dhune, këngëtari Shpat Kasapi dhunohet teksa këndonte

Një aheng familjar në një nga restorantet e zonës së Shkabajt, përgjatë magjistrales Prishtinë–Mitrovicë, është kthyer në skenë dhune. Këngëtari...

Zjarret në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara deri më tash edhe 15 vatra vazhdojnë të jetë aktive me zjarre...

“Shkodra Elektronike” “shndrit” Kalanë e Rozafës

Shkodra Elektronike zgjodhi kalanë e Shkodrës në një mbrëmje të veçantë, duke sjellë emocione përmes një koncerti në kështjellën mitike. Këngët më të mira...

Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet lokale për 19 tetor dhe raundi i dytë më 2...

Protesta pro palestineze në Londër, 474 të arrestuar!

Të paktën 474 persona janë arrestuar gjatë një proteste gjatë një demonstrate të "Veprimit për Palestinën" në Londër, një organizatë e ndaluar nga qeveria britanike...

Lajme të tjera

Web TV