test

Veliaj falenderon mjekët që e operuan: Ky vend ka profesionistë plot dinjitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka falenderuar mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të cilët realizuan ndërhyrjen kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj thekson se kujdesin e tyre këtë fundjavë, e përjetoi plot mirënjohje dhe admirim.

“Si shumë prej nesh, që i japin mend botës dhe neglizhojnë veten, kisha neglizhuar prej kohësh një problem me gurët në tëmth, deri kur situata po bëhej akute dhe u desh ndërhyrja kirurgjikale në QSUT, këtë fundjavë Pashke. Por, teksa humba 2 gurë bashkë me tëmthin, fitova dy shokë për jetë, kirurgun e super talentuar Endri Shehu dhe reanimatorin ekselent, Ernest Caka, djem të rinj e të papërtuar, rritur me halle, e që ia kanë dalë vetë në çdo hap të karrierës.

Unë isha vetëm një nga 8 operacionet që ata kryen atë ditë, duke ruajur njerëzillëkun e mirësinë tek secili prej nesh, nga ora 8 e mëngjesit deri në mesnatë! Por, nuk ka dishepuj të mirë pa mentorë të zotë si Prof. Arben Gjata dhe Prof. Krenar Lilaj, që kanë rritur një fidanishte mjekësh të rinj e të talentuar, me durim e mendje të hapur. Kujdesin e tyre ndaj meje dhe pacientëve të tjerë, këtë fundjavë, e përjetova plot mirënjohje dhe admirim. Dhe qershia mbi tortë: një skuadër post operatore infermierësh, e drejtuar nga e papërtuara Aida Hajro, me djem e vajza të marrë me rezultate të shkëlqyera nga portali, më mbushi me shpresë sesi një reformë aq e debatuar ia ka dalë të prodhojë një dream-team, që ia kalon privatit, si në cilësinë e shërbimit edhe në kushtet e spitalit. Shumë kurajo Ministres Albana Koçiu dhe Dr. Alma Canit, që po vazhdojnë me guxim dhe fokus punën e mbarë të nisur nga Ogerta Manastirliu dhe Albana Fico, për ta kthyer QSUT në histori mbresëlënëse transformimi”, thotë Veliaj.

Lexo edhe :  Presidenti Begaj në Berlin: Mora garanci për integrimin në BE

Kreu i Bashkisë nënvizon se ky vend ka kaq talent, mirësi, dashuri e mençuri, sa shpesh i çmojmë vetëm në fatkeqësi si tërmeti, pandemia apo sfidat personale.

“Ka policë, ushtarakë, zjarrfikës, mësues, mjekë e infermierë plot dinjitet e profesionalizëm, për t’i pasur zili e gjithë bota. Ndaj, lipset nga secili prej nesh ta inkurajojmë të mirën, të bukurën e talentin, çdo ditë! Ky ishte përjetimi i kësaj Pashke nga unë, Ajola dhe Kajan, me lutjet për më shumë dashuri, shëndet e mbarësi për gjithë familjet tuaja e vendin tonë të bekuar! Përulësisht mirënjohje për gjithë mesazhet tuaja dhe bekime pafund”, shkruan Veliaj./O.S

Të fundit

Shpallen të Lum dy martirë nga Papa Françesku

Shpallen të Lum dy martirë nga Papa Françesku. Me autorizimin e Papës, Prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve...

Hotelet, 74 % më shumë vizitorë!/ Janë rritur ndjeshëm netëqëndrimet e turistëve

Të dhënat e hoteleve të publikuara nga INSTAT tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 62,0%, në krahasim me Prill 2023. Netqëndrimet në...

Zbulohet emri? Erjola i nxjerr ‘sekretin’ Merit: Natën dëgjoj zhurma në shtëpinë tënde…

Dy ish-banoret e “Big Brother VIP3”, Erjola Doçi dhe Meri Shehu, kanë zbuluar se janë komshie. Gjatë puntatës së radhës të “Top Arena”, në...

Greqia kërcënon Maqedoninë e Veriut: Do të ketë probleme në NATO dhe BE

Greqia ka kërcënuar Maqedoninë e Veriut pas tensioneve për përdorimin e termit “Maqedoni”. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për mediat greke,...

Nesër protesta para Bashkisë së Tiranës/ Rrugët që do të bllokohen

Për protestën para Bashkisë së Tiranës që do të zhvillohet paraditen e së premtes, Policia e Shtetit njofton se do të ketë bllokim të përkohshëm...

Lajme të tjera

Web TV