Vret të moshuarën greke dhe i grabit shtëpinë, shqiptari arrestohet pas 18 vitesh

Policia greke ka bërë të mundur arrestimin e një shqiptari të shpallur në kërkim që prej vitit 2003.

Shqiptari ishte akuzuar për vrasjen e të moshuarës greke të cilën e kishte dhunuar me sende të forta duke e goditur në kokë e trup dhe më pas i kishte grabitur shtëpinë.

Policia kishte bërë të mundur gjetjen e një shenje gishti në shtëpinë e viktimës duke bërë të mundur edhe arrestimin e autorit 18 vite pas ngjarjes së rëndë. /Ra.My. Fjala.al/