Goditi dhe fyeu arbitrin, arrestohet futbollisti nga Shkodra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lojtar i skuadrës së Ada-s ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë ndeshjes së djeshmet ekipit të tij me Gramshin ka qëlluar arbitrin.

Futbollisti me inicialet V.P 29 vjeç, nuk ka qenë dakord me vendimin e arbitrit për penallti dhe për këtë arsye e ka goditur atë.

Ndërkohë nga policia bëhet me dije se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Goditi për shkak të detyrës arbitrin e ndeshjes, arrestohet në flagrancë futbollisti.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., 29 vjeç, lojtar i skuadrës së futbollit Ada, banues në Velipojë, Shkodër, pasi në stadiumin e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi-Ada, ka goditur dhe fyer arbitrin e ndeshjes, shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk ishte dakort me ekzekutimin e një penalltie.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.ka.ta/Fjala.al./

Të fundit

Vrasja në Maliq/ Djali dhe babai në burg, familja e autorit largohet nga banesa

Familja e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq ka mbyllur shtëpinë në fshatin Leminot dhe është larguar për...

Putin niset drejt Alaskës për takimin ‘kokë më kokë’ me Trump, ukrainasit në ankth

Vladimir Putin është nisur drejt Alaskës për takimin kokë më kokë me homologun amerikan Donald Trump, dhe bisedime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje...

15 gusht 1947 – Pavarësia e Indisë dhe lindja e Pakistanit

Në mesnatën mes 14 dhe 15 gushtit 1947, pas gati dy shekujsh sundimi kolonial britanik, India shpalli pavarësinë nga Britania e Madhe. Kryeministri i...

Trump letër Begajt: Pres me padurim të forcojmë aleancën

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i SHBA-ve , Donald Trump. Në mesazh Trump thekson angazhimin e tij për...

Pas shiut përmirësohet situata me zjarret, nga 28 vatra vetëm tre mbeten aktive

Përmirësohet ndjeshëm situata me zjarret në vend. Kështu gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të...

Lajme të tjera

Web TV