Aksident i rëndë në Shkodër, ndërron jetë 28-vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e kësaj të hëne, një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 28-vjeçare.

Mësohet se ngjarja ndodhi në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin e quajtur ura e Bardhajve.

Drejtuesi i mjetit tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur dhe si pasojë ka aksidentuar L. H. 28 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës, si dhe është dëmtuar D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital.

Lexo edhe :   Aksident i rëndë, humb jetën drejtuesi i motorit

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Prokuroria e Elbasanit kërkon pamjet nga disa qendra votimi

Prokuroria e Elbasanit është duke kryer një hetim në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Prokuroria ka kërkuar nga KQZ...

200 euro për 2 shtretër dhe 1 çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit

Edhe të tjerët kanë det: kryeministri kroat me dëshpërim apelon te operatorët turistikë dhe gastronomia për përgjegjësi në politikat e çmimeve. Gazeta e njohur...

Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në...

Çfarë fitojmë nga fatura e qumështit?

Fatos Çoçoli Nga e hëna 14 korrik 2025, inspektorë të tatimeve, në bashkëpunim me punonjës të bashkisë dhe me policinë bashkiake, kanë nisur kontrollet në...

Detyroi pilotët të bëjnë ulje emergjente, kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët

I riu në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një sherri me stjuardesën gjatë një...

Lajme të tjera

Web TV