Është shuar në moshën 92-vjeçare kompozitori dhe dirigjenti i orkestrës italiane Ennio Morricone.
Ai njihet për kolonat zanore të shumë filmave të njohur italianë dhe të kinemasë botërore dhe është një ndër kompozitorët me më shumë çmime të fituara.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë familjarët e Morricones të cilët thanë se vdiq në një klinikë në Romë.
Ennio Morricone mori dy çmime Oscar, një në 2007-ën dhe një në vitin 2016. Ai ka kompozuar muzikën e më shume se 500 filmave dhe serive televizive. Edhe pse vetëm 30 nga këta filma janë të tipit western, janë ata që e bëjnë atë të njohur.
Morricone ka fituar dy cmime Grammy Awards, dy Golden Globe, pese Anthony Asquith Awards for Film Music nga BAFTA ne 1979-1992, si dhe The Polar Prize ne 2010. Ai është nominuar për pesë Academy Awards për muzikën më të mirë të filmit.
Funerali i kompozitorit të njohur italian do të zhvillohet në mënyrë private bëjnë me dije familjarët e tij./En.Br./Fjala.al