Baçe: E vetmja humbje e Aleksandrit të Madh ka ndodhur në Devoll

Akademiku Apollon Baçe ka deklaruar se Aleksandri i Madh ka humbur vetëm një betejë dhe kjo ka ndodhur në Devoll. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Baçe u shpreh se bëhet fjalë për vitin 345, para se Aleksandri i Madh të fillonte ekspeditën. Sipas akademikut, Aleksandri i Madh luftoi me trupat e Klitit të ndihmuar nga Glauku.

-Aleksandri i Maqedonisë është mundur në një betejë.

-Është mundur?

-Po, në Devoll.

-Për cilin vit bëhet fjalë?

-345 mos gaboj, para se të fillonte ekspeditën.

-Me kë ushtri luftoi?

-Ishte Kliti që ishte dasaret, i vjen në ndihmë Glauku dhe luftojnë me trupat e Aleksandrit./Fjala.al/Ke.Ba