OSHEE “mbyll dyert”/Arkëtarja në Përmet rezulton pozitive, testime masive

OSHEE “ka mbyllur dyert” në qytetin e Përmetit pasi arkëtarja e sportelit ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Mënjherë pas lajmit se punonjësja e tyre ka rezultuar  e infektuar është bërë mbyllja e pikës së OSHEE-së ku ofrohej shërbim për qytetarët e Përmetit.

Burime bëjnë me dije se do të  të ketë testime masive, kryeshisht për qytetarët të cilë kanë kryer pagesa  ditët e fundit dhe mund të kenë patur kontakt me arkëtaren.

Ndërkohë një rast tjetër është shënuar në fshatin Kosinë të Përmetit, vend i cili edhe më parë ka pasur raste.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 74 raste me COVID-19. Aktualisht në vendin tonë ka 1160 raste aktive. Sakaq në spitalin Infektiv po marrin shërbim 89 pacientë, 11 prej të cilëve në gjendje të rënduar, ku një është intubuar. /Ra.My. Fjala.al/