Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Beratit është regjistruar një konflikt verbal mes policisë dhe pronarëve të disa bizneseve përgjatë pedonales së qytetit.
Policia është paraqitur pranë bareve dhe lokaleve të atë zonë duke urdhëruar mbylljen e bizneseve pasi kishte kaluar ora 23:00.
Sipas një vendimi i cili është nxjerrë 5 vite më parë nga pushteti vendor nuk lejohet ushtrimi i aktivitetit pas orës 23:00 por me sa duket kjo gjë nuk ju ka pëlqyer pronarëve të këtyre bizneseve të cilët janë konfliktuar me policinë duke refuzuar mbylljen.
Ky urdhër nuk vjen për shkak të masave kundër COVID-19 dhe për këtë arsye pronarët refuzojnë mbylljen sepse sipas tyre kjo gjë çon drejt falimientimit. /Ra.My. Fjala.al/