Arrestohet 56 vjeçari për ngacmimin e të miturave, zbardhet dëshmia e vajzave

Është zbardhur dëshmia e dy vajzave të mitura pas arrestimit të 56 vjeçarit i cili u akuzua se i ngacmonte ato seksualisht.

Dy vajzat 9 dhe 13 vjeç, kushurira me njëra-tjetrën kanë deklaruar se 56 vjeçari komshi me njërën prej vajzave i ngacmonte me fjalë kur i shikonte në rrugë.

Ndërkohë që vajzat kanë deklaruar që janë ngacmuar edhe herë tjetër teksa ndodheshin të dyja para shtëpisë.

56-vjeçari ka mohuar akuzat, ndërsa ka deklaruar në polici se nuk ka patur si qëllim ti ngacmonte të miturat. /Ra.My. Fjala.al/