Kërkoi të drejtën e tij, policia greke dhunon dhe arreston emigrantin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një emigrant shqiptar është arrestuar dhe keqtrajtuar nga policia greke jashtë konsullatës së Selanikut.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës të së mërkurës jashtë ambienteve të konsullatës shqiptare në Selanik, ku çdo ditë qindra bashkatdhetarë qëndrojnë për orë të tëra për të aplikuar për pasaporta dhe karta identiteti.

Viktima e radhës e dhunës policore greke është Sherif Xhangolli nga fshati Lenije e Gramshit.

Sipas dëshmitarëve okularë, emigranti shqiptar pasi qëndroi disa orë në radhë,pa mundur tu shërbehet,tentoi të afrohet pranë hyrjes së konsullatës për tu ankuar përse nuk respektohet radha,por kalojnë jashtë radhe ata që u japin para sekserëve të lidhur me punonjës të konsullatës sonë.

Pikërisht në këtë moment, kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë grekë, të thirrura prej konsullatës sonë për të vënë rregull.

Xhangolli u ndalua dhe pasi u kërcënua të largohej, ndërhyri edhe policia greke, e cila dhunoi në sy që qindra emigrantëve dhe në vazhdim e arrestoi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

5D në GJKKO/Avokati i Redi Mollës:I takon prokurorisë të thërrasë sa dëshmitarë të dojë

Në GJKKO është mbajtur seanca e radhës e dosjes 5D, ku mes të pandehurve është edhe ish drejtori i...

Berisha denoncon: Treni bullgar doli nga shinat dhe mbeti në stacionin e Pekishtit

Kreu i PD-se, Sali Berisha deklaroi sot se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, janë gjetur...

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë

Policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj mjekut Ilir Shani për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes së një pacienteje gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. 59-vjeçari ushtronte...

Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s’e kupton derisa…

Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër. Edhe 8 vite më parë, ai për pak u largua nga jeta, pas...

Lajme të tjera

Web TV