Mbesa zbulon sekretet: Trump viktimë e abuzimeve të të atit, vuan nga çrregullime mendore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump ka pësuar abuzime nga babai i tij, thuhet në librin e ri të mbesës së presidentit të SHBA-së, në një pretendim eksploziv të së përditshmes “DailyMail”, që thotë se ka marrë në dorë një kopje para publikimit.

Mbesa e Donald Trump, autorja Mary Trump, shkruan se “dashuria nuk donte të thoshte asgjë për babanë Fred Trump”, i cili kërkonte vetëm bindje absolute, të cilën presidenti i SHBA ishte i detyruar t’ia jepte.

Nëna e Donald-it u sëmur kur ai ishte vetëm dy vjeç duke e lënë totalisht të varur nga kujdestari Fred, i cili e terrorizonte, shkruan Mary në librin e saj “Si krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm në botë”.

I lënë pas dore nga babai i cili ishte gjithë kohës i zënë me punë, Mary thotë se presidenti pësoi mungesë vëmendjeje që i lanë shenjë përjetë dhe tani është kthyer në përbindëshin e Frankenstein.

Psikologia 55-vjeçare shkruan se ajo beson që xhaxhai i saj nuk është vetëm narcist, por i plotëson kriteret për çrregullimin e personalitetit antisocial, i cili në formën e tij më të rëndë konsiderohet përgjithësisht si sociopati.

Ajo gjithashtu pretendon se Donald Trump ka paguar një mik për të marrë një provim në vendin e tij, në mënyrë që të ndiqte Universitetin e famshëm të  Pensilvanisë.

Botuesit Simon & Schuster kanë njoftuar se Maria do publikojë librin e saj me kujtime pas dy javësh, më 14 korrik për shkak të kërkesës së lartë dhe interesit të jashtëzakonshëm që njerëz nga e gjithë bota kanë shfaqur, madje është nr 1 në listën e shitjeve në Amazon.

Në librin e saj, Mary shprehet se ajo ka përfunduar doktoraturën në psikologjinë klinike nga Instituti Derner i Studimeve të Avancuara Psikologjike dhe kaloi një vit duke punuar në repartin e pranimeve të një qendre psikiatrike në Manhattan.

Lexo edhe :  Jeta e natës në krizë? Mbyllen masivisht klubet në SHBA dhe Europë

Ajo thotë se nuk ka problem ta quajë Donaldin një narcisist, ashtu siç e kanë përshkruar shumë ekspertë.

Mary thotë se ai “plotëson të nëntë kriteret” siç përshkruhet në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore, teksti standard për përcaktimin e sëmundjes mendore.

Mary shprehet se Donaldi i plotëson kriteret për çrregullimin e personalitetit antisocial, i cili në formën e tij më të rëndë konsiderohet përgjithësisht sociopati, por gjithashtu mund t’i referohet kriminalitetit kronik, arrogancës dhe mosrespektimit të të tjerëve.

Ajo ka shkruar gjithashtu se “Donaldi mund të përmbushë disa nga kriteret për çrregullimin e personalitetit të varur gjithashtu”.

Shenjat kryesore janë: pamundësia për të marrë përgjegjësi, paaftësi për të qëndruar vetëm dhe përpjekjet ekstreme për të marrë mbështetje nga të tjerët. Ai pi rreth 2 Diet Cola në ditë dhe fle shumë pak. Ka një dietë të tmerrshme ushqimi dhe nuk stërvitet”.

Në një pjesë tjetër të librit, Mary flet edhe për motrën më të madhe të Donaldit, Marianne, një gjykatëse federale tani në pension, e cila u tall me kandidaturën e tij presidenciale, duke e quajtur atë “një klloun” dhe duke i përmendur pesë falimentimet e tij.

Ajo shkruan: Kur Donald njoftoi kandidimin e tij për presidencë në 16 qershor 2015, nuk e konsiderova seriozisht. Unë mendja se ai thjesht donte publicitetin falas për markën e tij.

“Ai është një klloun’, tha tezja ime Marianne gjatë një prej drekave tona të rregullta në atë kohë. /Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Janë ndezur nga një grup i strukturuar kriminal

Tre vatra zjarri të shfaqura mbrëmjen e djeshme në tre fshatra të ndryshëm të zonës së Vlorës, sipas Ministrisë...

Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq

Bashkia e Lezhës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të 22 gushtit, duke nisur nga ora 01:00, priten reshje të dendura...

22 gusht 2006 – Rrëzohet avionit Pulkovo Airlines, fluturimi 612, mbeten 170 të vdekur

Më 22 gusht 2006, një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e Rusisë post-sovjetike goditi qiellin e Ukrainës lindore. Fluturimi Aeroplani ishte një Tupolev...

Trump kalon në sulm: Ukraina nuk mund ta fitojë luftën pa sulmuar Rusinë

Në një postim në Truth Social, Trump ka sugjeruar se Ukraina nuk mund ta fitojë luftën pa sulmuar Rusinë. Ai kritikoi administratën e Presidentit...

“Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon”, Vuçiç ngre tonet: Serbia do të fitojë!

“Ne do t’i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Lajme të tjera

Web TV