Protesta në Beograd kundër kufizimeve për shkak të virusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u bëri thirrje qytetarëve të mërkurën që të mos marrin pjesë në tubime antiqeveritare, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, duke paralajmëruar se në spitale nuk ka më shtretër të lirë.

Mijëra veta u hodhën të martën mbrëma në protesta në Beograd pas njoftimit të presidentit serb për rivendosjen e masës së ndalimit të lëvizjes gjatë fundjavës në kryeqytet, për shkak të situatës së përkeqësuar me COVID-19.

Të martën Serbia shënoi numrin më të lartë të vdekjeve të konfirmuara në një ditë nga koronavirusi.

Policia hodhi gaz lotsjellës mbi protestuesit e mbledhur para ndërtesës së parlamentit serb. Disa protestues arritën të hyjnë brenda ndërtesës por u nxorën jashtë nga njësitë e policisë.

Më herët presidenti Vuçiç, e cilësoi situatën në kryeqytetin serb “alarmante” dhe “kritike”, pasi spitalet janë tejmbushur.

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë njoftoi për 13 të vdekur dhe 299 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Pas heqjes së masave kufizuese ndeshjet e futbollit dhe tenisit u luajtën me tifozë. Po ashtu vendi mbajti edhe zgjedhje parlamentare në 21 qershor, me gjithë paralajmërimet e ekspertëve se mbledhjet masive pa distancim fizik mund të çonin në një valë të re infektimesh.

Presidenti tha se qeveria do të ndalojë lëvizjen e qytetarëve nga ora 18 e së premtes deri të hënën në orën 5 të mëngjesit. Ai tha po ashtu se nuk do të lejohen tubime më me shumë se pesë veta së bashku.

Kundërshtarët thanë se qytetarët nuk duhet të paguajnë çmimin e një mbylljeje të sërishme.

Në muajin mars Serbia ishte ndër vendet më masat më të ashpra kufizuese në përpjekje për të penguar përhapjen e infektimeve. Por në muajin maj ajo u rihap edhe për shkak të fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Lexo edhe :  Sali Berisha thyen heshtjen zgjedhore, mban konferencë

Partitë opozitare, një pjesë e të cilave bojkotuan zgjedhjet e 21 qershorit, kritikuan presidentin serb se po e përdorë mbylljen për të forcuar atë që ata e quajnë sundim autokratik./VOA

Të fundit

E rëndë në Tiranë! 38-vjeçarja i jep fund jetës brenda në makinë

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 38-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u...

Diaspora/ Mbetet peng vetëm vota e Greqisë, mbyllet për shtetet e tjera!

Ka përfunduar numërimi i votës së diasporës në të gjitha shtetet, por 53 mijë votat e emigrantëve të Greqisë kanë mbetur ende peng,...

Rama publikon pamjet nga ambienti ku do të zhvillohet Samiti: Shtëpia e Europës…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet ku do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, në Sheshin Skënderbej, Tiranë. Kreu i qeverisë e...

‘S’mund të presim që një LaCivita të na zgjidhë hallet’, Beleri kundër Berishës

“Ne si minoritarë dhe ortodoksë kemi Shën Kozmanë, tek i cili besojmë shumë. Ne themi se edhe Shën Kozmai të ishte përballë regjimit të...

Franca si vatër revoltash, Kriza e Majit 1968 dhe shpërthimi studentor

Nga Leonard Veizi Ata janë popull revoltash dhe epërsia e tyre për ndryshim në terren ka sjellë reagime të forta në kontinentin e vjetët. Por...

Lajme të tjera

Web TV