Tenis, Novak Gjokoviç: Më tepër se kritikat, ishte një “gjueti shtrigash” kundër meje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Novak Gjokoviçi i është rikthyer stërvitjes pasi përfundoi dy javë karantinë, pasi doli pozitiv me virusin korona, në përfundim të turneut “Adria Tour”. Tenisti serb, numri një në botë, u rikthye në fushë së bashku me bashkatdhetarin e tij, Viktor Troicki, i cili gjithashtu u infektua gjatë turneut në fjalë.

Nga asaj që raporton faqja serbe e lajmeve në Internet, “Telegraf”, Gjokoviçi është mërzitur shumë nga kritikat që ka marrë javët e fundit për shkak të festimeve në “Adria Tour”, pa marrë asnjë masë kundër virusit korona, ku edhe u infektuan 6 nga tenistët pjesëmarrës në të, përfshirë edhe atë vetë.

“Kam parë shumë kritika dashakeqe, – ka deklaruar ai, për median serbe në fjalë. – Unë mendoj se prapa ka diçka më shumë se sa kritikat, duket si një gjueti shtrigash. Duket sikur dikush kërkon patjetër një emër për të më portretizuar mua si fajtorin kryesor të gjithçkaje.”

Përtej kësaj, Gjokoviçi ishte përsëri skeptik në lidhje me faktin nëse do të luajë apo jo në Turneun e Hapur Amerikan të Tenisit (US Open). Megjithatë, ai e ka konfirmuar praninë e tij në turnetë që do të zhvillohen në Evropë. “Nuk jam i sigurt nëse do të luaj në turneun amerikan”, – ka thënë ai.

“Unë kam në plan të luaj në Madrid, Romë dhe “Roland Garros” në shtator”, – ka përfunduar tenisti serb, Novak Gjokoviç.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Vlorë, vendoset nën kontroll zjarri i rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave

Vendoset nën kontroll vatra e zjarrit e rënë disa orë më parë në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave, në...

Do të bësh turizëm? Paguaj 7% taksë! Reforma e re ka nisur

Këshilltarët e qytetit të Aberdeen-it kanë miratuar vendosjen e një takse turistike prej 7% për vizitorët që qëndrojnë në akomodime me pagesë, duke e...

Milani refuzon 30 mln euro për titullin: Allegri e ka pjesë kyçe të projektit

Milani ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Newcastle për mbrojtësin Thiaw. Klubi kuqezi e konsideron lojtarin si pjesë të projektit të...

Kosovë, përfundon protesta kundër Gjykatës Speciale për Thaçin

Ka përfunduar protesta në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Hysni...

60 mln euro nga Anglia, Barcelona shet mesfushorin për të shpëtuar merkaton

Fermin Lopez, drejt largimit nga Barcelona. Drejtuesit katalanas duhet të shesin, në mënyrë që të financojnë afrimet si Garcia dhe Rashford. Për këtë, sakrifica duket...

Lajme të tjera

Web TV