U dëmtuan nga tërmeti/Ahmetaj: Javën tjetër nis ndërtimi i të gjitha shtëpive individuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i shtetit për rindërtimin, Arben Ahmetaj nga Vora ka dhënë lajmin e mirë se javën e ardhshme do të nisë ndërtimi i shtëpive individuale në të gjithë vendin të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Do të vazhdojmë ta bëjmë së bashku në të gjithë zonën e dëmtuar këtë tur për qytetarët, qoftë me shkollat, qoftë me shtëpitë individuale që ndërtimi fillon që javën që vjen, qoftë me infrastrukturën, qoftë me banesat kolektive”, shprehet Ahmetaj.

Ndalesa e radhës së Ahmetaj, kësaj here i pa shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, ka qenë në shkollën 9-vjeçare në Vorë, e cila është një nga 140 shkollat që do i nënshtrohen projektit të rindërtimit.

Projekti me vlerë 145 milionë lekë të reja, financuar nga qeveria shqiptare, parashikon ndërtimin e një objekti të ri me 3 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, 8 klasa të përgjithshme për mësim dhe 3 laboratorë, si dhe ambientet e tjera ndihmëse, që do të bëhen gati deri në fund të vitit për të mirëpritur 216 nxënës.

Ahmetaj është shprehur se është menduar edhe për nxënësit me aftësi ndryshe, ku shkollat do të jenë me ashensor.

“Projektet kanë menduar edhe për nxënësit me aftësi ndryshe. Të gjitha shkollat që po rindërtojmë kanë ashensor, për ta lehtësuar jetën e tyre”, tha Ahmetaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Real Madrid ‘prenoton’ 3 transferime për vitin tjetër! Kushtojnë… 0 euro

Florentino Perez ka identifikuar 3 emrat e mëdhenj që pritet t’i bashkohen Real Madridit verën e vitit ardhshëm, falas....

Pavarësisht përpjekjeve, në Patos digjen 4 hektarë me pisha

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi pyjor ka dekada pa pastruar...

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat...

Trump flet me Zelenskyn pas takimit Putin-Witkoff

Si Axios ashtu edhe Reuters raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump po flet tani me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Reuters po transmeton një citat me...

Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë...

Lajme të tjera

Web TV