Apeli e liroi, ish-kryebashkiaku i Vorës lë spitalin, dy herë në muaj në Prokurori

Pas marrjes së vendimit nga Gjykata e Apelit se e liroi Agim Kajmakun, ky i fundit ka lënë spitalin ditën e sotme dhe është kthyer në shtëpi.

Kajmaku ndodhej i shtruar prej dy ditësh në një prej spitaleve private në Tiranë pas disa problemeve shëndetësore, ku mori edhe lajmin për lirimin e tij nga Gjykata e Apelit.

Sipas vendimit të marrë, Agim Kajmaku duhet të paraqitet dy herë në muaj në Prokurori. /Ra.My. Fjala.al/