Arrestohen dy vëllezërit/Shpërndanin kanabis dhe kokainë, baza lokali në pronësi të tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy vëllezërve në Tiranë  në kuadër të veprimtarive kriminale kundër kanabisit.

Është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i dy shtetasve D.K. 33 vjeç dhe D.K. 37 vjeç pas informacioneve që policia kishte arritur të siguronte se dy vëllezerit shpërndanin në doza lendë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Aktivitetin e shpërndarjes e kryenin kryesisht në rrugën “Ibrahim Brahja” dhe si rezultat i dyshimeve të policisë janë kryer kontrolle në banesat e dy vëllezerve, më makinat e tyre si dhe në një lokal i cili ishte në pronësi të dy vëllezërve.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.  /Ra.My. Fjala.al/

 

Të fundit

Mjeku vë alarmin për rritjen e infektimeve me sifiliz në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” , ishte i ftuar mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili foli...

Ekspertja e gjuhës së trupit zbërthen shuplakën e së shoqes ndaj Macron: S’ishte aspak…

Brigitte Macron, nuk po luante kur e shtyu nga fytyra bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron, edhe pse ai po përpiqej të na bindte...

Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë në Shëngjin anija me 30 emigrantë

Një grup tjetër emigrantësh pritet të mbërrijnë këtë të mërkurë në Shqipëri. Anija Spica e Marinës Ushtarake italiane, me rreth 30 migrantë në bord,...

Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gazë, tha se...

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë ja akset që do të bllokohen

Sot do të zhvillohet etapa e tretë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që nis në Elbasan dhe përfundon në Vlorë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti,...

Lajme të tjera

Web TV