Doli nga shtëpia për të mos u kthyer më/Gjendet i pajetë kryebashkiaku i Seoul-it

Kryebashkiaku i Seoul-it në Korenë e Jugut është gjetur pa shenja jete, disa orë pasi u raportua si i zhdukur nga familjarë të tij. Park Won-soon u raportua si i humbur nga vajza e tij të mërkurën në mbrëmje, sipas një zyrtari nga policia që po merret me çështjen.

Thuajse 600 oficerë policie dhe zjarrfikës bashkë me tre qen shpëtimi u angazhuan në operacionin e kërkimit.

Trupi i Park-ut u zbulua në malet e qytetit shtatë orë pasi nisi operacioni, konfirmoi policia në Seoul me anë të një mesazhi për gazetarët.

 

 

Bo.Ba/fjala.al