Nga Shtëpia e Shpalljes së Pavarësisë, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka treguar gjithçka.
Gjatë intervistës së zhvilluar nuk kanë munguar emocionet lidhur me vendin ku ndodhet. Ambasadorja Kim u shpreh se është përpjekur të lexojë sa më shumë para se të vinte por se Asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu
“Shqipëria është një vend i çuditshëm edhe për sa i përket historisë. Ne nuk e kemi Deklaratën e Pavarësisë; na ka humbur. Nuk e kemi flamurin e pavarësisë, edhe atë na e kanë vjedhur. Dhe nuk e kemi as ndërtesën ku u shpall pavarësia pasi ajo është shkatërruar. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë në vendin tonë, por për fat kemi pasur gjithmonë miq. Dhe unë këtë të enjte kam vendosur të flas dhe të bisedoj me një nga miqtë e rinj dhe të vjetër të Shqipërisë, Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Znj. Yuri Kim. Zonja Ambasadore!“, tha ambasadorja për emisionin “Real Story”.
Ambasadorja Kim: Kënaqësi t’ju takoj.
Gazetari: Kënaqësi t’ju takoj këtu.
Ambasadorja Kim: Dakord.
Gazetari: Do fillojmë?
Ambasadorja Kim: Po…
Gazetari: Megjithatë nuk do të vendosim maska…më pas. Është kënaqësi ta filloj intervistën me ju këtu në Vlorë, ku u shpall pavarësia, dhe pothuajse në të njëjtën ditë kur edhe ju kishit përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Ambasadorja Kim: Po.
Gazetari: Koincidencë e këndshme.
Ambasadorja Kim: Është koincidence e mrekullueshme dhe nuk mendoj se isha përgatitur plotësisht se sa e emocionuar do të ndihesha të vija këtu, madje edhe të ngjitesha në shkallë, siç e bëtë ju dhe të shihja këtë pikturë …
Gazetari: Po, e vura re, ishit e prekur nga …
Ambasadorja Kim: Piktura mu duk shumë prekëse.
Gazetari: Po, është …
Ambasadorja Kim: …sepse, e para, është art i mrekullueshëm, por shih edhe këtë imazh të unitetit shqiptar. Dhe shoh këtë imazh të Ismail Qemalit që po udhëheq por edhe po e udhëheqin.
Gazetari: …nga njerëzit e tij, po …
Ambasadorja Kim: …që ndihmon por edhe po e ndihmojnë. Shoh llambën dhe është ende duke kërkuar. Pra, tregon shumë.
Gazetari: Është edhe historia jonë, shihni që po ecën drejt errësirës, ndjek dritën, por asgjë nuk është e sigurt…
Ambasadorja Kim: Ëhë…
Gazetari: Në fakt, kur e shoh këtë pikturë, të jem i sinqertë jam i habitur si kemi arritur deri këtu. Ndonjëherë jemi shumë kritikë ndaj vetes, por duke pasur parasysh historinë tonë, kemi arritur kaq larg…
Ambasadorja Kim: Po. Populli shqiptar ka kaluar shumë.
Gazetari: Po…
Ambasadorja Kim: E vërtetë…por jeni këtu.
Gazetari: Jemi këtu, por çdo gjë duket kaq e brishtë këtu, si ky muze.
Ambasadorja Kim: Është ende në këmbë…
Gazetari: Është ende në këmbë…kjo është më e rëndësishmja.
Ambasadorja Kim: Po.
Gazetari: Sa dini për një vend përpara se të shkoni atje? Nuk është emërimi juaj i parë, apo jo?
Ambasadorja Kim: Ç’doni të thoni? Si ambasadore?
Gazetari: Si ambasadore…
Ambasadorja Kim: Është emërimi im i parë si ambasadore. U përpoqa të lexoja sa më shumë që mundja përpara se të vija këtu. Por asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu. Kam disa muaj që jam këtu dhe jam përpjekur të udhëtoj sa më shumë që mundem, edhe në kushtet e kufizimeve të koronavirusit…
Gazetari: …pandemia, po…
Ambasadorja Kim: …dhe tani kam takuar dy prej heronjve të mi, Skënderbeu dhe Ismail Qemali.
Gazetari: Epo, ky i dyti duket prej vërteti; dua të them ishte ai që faktikisht bëri diçka shumë…, por e dini – sepse ka dy anë të historisë, ajo zyrtare dhe ajo jozyrtare – a e dini se e kemi humbur Deklaratën e Pavarësisë dhe flamuri na humbi dhe e shkatërruam shtëpinë ku u shpall pavarësia? E dinit këtë?
Ambasadorja Kim: Jo, këtë nuk e dija.
Gazetari: Po, është ana tjetër e historisë sonë. Është histori e ndërlikuar e jona…
Ambasadorja Kim: Po, po.
Gazetari: Ky është ballkoni ku kujtuan përvjetorin e parë të pavarësisë. Është pamje e këndshme dhe thonë që është delikat. Duhet kujdes kur shkel.
Ambasadorja Kim: Nuk do të dal jashtë …
Gazetari: Por, ky është i vetmi vend të cilit i kemi një foto, një vit pas shpalljes së pavarësisë, me Ismail Qemalin dhe të tjerët.
Ambasadorja Kim: E kam parë atë foto shumë herë.
Gazetari: E dini, nuk e dinim deri dy vjet më parë se nuk ishte fotoja reale.
Ambasadorja Kim: Oh, vërtet?
Gazetari: Po, sepse historia është manipuluar shumë.
Ambasadorja Kim: Po, po.
Gazetari: Mbaj mend që shkuat në institutin, për dosjet …
Ambasadorja Kim: …dosjet e Sigurimit…
Gazetari: …dosjet e sigurimit, po. Dhe ngritët një çështje atje për transparencë të plotë për të shkuarën, po.
Ambasadorja Kim: Po.
Gazetari: OK. Mund të zbresim.
Ambasadorja Kim: Është e qartë që keni qenë shumë herë në Vlorë!
Gazetari: Po, e konsideroj Vlorën qytetin tim të dytë, pas Tiranës.
Ambasadorja Kim: Vërtet?
Gazetari: Po, është qytet i këndshëm, pas Tiranës.
Ambasadorja Kim: Është qytet shumë i këndshëm…
Gazetari: Dhe me njerëz të mirë. Kujdes aty.
E dini, kur jam këtu jashtë dhe shoh statujat…
Ambasadorja Kim: Po?
Gazetari: Statujat janë të disa prej nënshkruesve të deklaratës së pavarësisë.
Ambasadorja Kim: Po…
Gazetari: Më duket si Mali Rashmur i Shqipërisë.
Ambasadorja Kim: Po, e drejtë.
Bo.Ba/fjala.al