Vjedhja e pasaportave në Greqi/Për ish-ambasadoren Ardiana Hobdari gjykata vendos…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pushuar këtë të enjte çështjen e vjedhjes së pasaportave në Greqi.

Nën akuzë ishte dhe Ambasadorja shqiptare Ardiana Hobdari për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ si dhe shtetasi Pervin Gjikuria.

Nga konstatimet e gjykatës, nga aktet e çështjes nuk rezulton që Gjikuria të ketë kryer veprime në kundërshtim me ligjin ose ligjet që normojnë veprimtarinë përkatëse të tij si Konsulli i Përgjithshëm në Janinë.

Kujtojmë se pasaportat shqiptare u vodhën në Greqi më 19 mars 2019. Po ashtu Gjykata sqaron se:

Në lidhje me bllokimin e pasaportave nga ana e autoriteteve doganore greke është bërë për shkak të mosrespektimit të Konventës së Vienës, fakt ky që është audituar nga Ministria më parë dhe është konsideruar i rregullt. Në lidhje me vjedhjen e pasaportave, bëjmë me dije se vjedhja është kryer në momentin që transporti po kryhej në përputhje me Konventën e Vjenës, pasi ishte marrë përsipër nga konsulli me një automjet me targa diplomatike. Pra si bllokimi, po ashtu edhe vjedhja nuk janë kryer për shkak të shkeljes së ndonjë dispozite nga ana e Ambasadores Adriana Hobdari”

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV