“U vetëflijuan në banesë” Flasin banorët: “Dëshmitarët e Jehovait” u blenë shtëpinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Njerëz shumë të mirë kanë qenë. Sidomos e ëma ishte super zonjë. Vinin kështu që binin letra gjëra. Na thoshin ndonjë gjë por ne nuk i pranonim, shumë e tmerrshme kjo”.

Kjo është fjalia që thonë të gjithë fqinjët në kombinat për familjen Josifi. Ata shprehen se vajza, e ndjera Anisa më herët u kishte shkuar në dyert e tyre duke u kërkuar që të bëheshin pjesë e këtij sekti fetar.

Sipas tyre në familjen Josifi hynin e dilnin persona dëshmitarë të Jehovait. Një prej banorëve deklaron se ata i furnizonin me ushqime, madje edhe shtëpinë ua kanë blerë ata. Por prej dy muajsh ata thonë se në derën e grave nuk u pa më njeri.

Fjala e plotë

Ato blenë një shtëpi në kat të tretë. Nuk i kanë të blera me lekët e tyre. Atyre ua ka bërë dhuratë Jehovai, se ato kanë ardhur nga Përmeti të përfshira në këtë muhabet. Edhe unë i shihja ata të Jehovait që vinin me çanta, por dy muajt e fundit, pasi e ëma zuri vend dhe vajzat, as e ëma s’ka dalë fare. Vinin ata të Jehovait me çanta që u sillnin për të ngrënë, por meqenëse dera e saj nuk u hap më, domethënë që ato ishin të eleminuara dhe tani ka dy muaj që ata të Jehovait nuk kanë ardhur më, ka dy muaj. Ishin një burrë e një grua”, shprehet banori. Ka patur këtu, ka patur para disa kohësh, por pastaj ikën nga këtu ata. Ishin ata të Jehovait, na thoshin vinin nga Amerika, vinin me ca këmisha të bardha e na luteshin, na jepnin libra, gjasme “na lexo këtë, bëhu me këtë”. Ka pasur më parë. Kurse tani po bën që nuk shikojmë të dalin më nga këta. Tani që ndodhi edhe kjo, dihet që janë futur në vijën e miut”

 

Lexo edhe :  Vranësira dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

 

Bo.Ba/fjala.al

 

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV