Monika Kryemadhi: Shezai Rrokaj është larguar nga LSI

Për LSI-në ka një lajm jo të mirë. Shezai Rrokaj, një nga figurat kryesore të kësaj partie dhe një nga deputetët e listës që dorëzoi mandatet është larguar për t’iu përkushtuar  botës akademike. Ai aktualisht është kandidat për  anëtar të senatit akademik  në fakultetin Histori-Filologji. Vetë Monika Kryemadhi e sqaron këtë largim duke shprehur edhe keqardhje për këtë largim por që sipas saj është një kapacitet dhe vlerë në Universitetin e Tiranës. Në emisionin  HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU për grupin mediatik FJALA, Kryemadhi u shpreh se Rrokaj është distancuar nga jeta politike.

-Ata deputetë të LSI-së që ishin, të gjithë do jenë kandidatë?

-17 kandidatët që dogjën mandatet do jenë të gjithë kandidatë, me përjashtim të profesor Shezai Rrokaj i cili kandidon në universitet dhe është distancuar nga jeta politike.

Humbje është për LSI-në.

-Është humbje sepse është një nga akademikët më të mirë që ka Shqipëria përsa i përket Gjuhës dhe Letërsisë shqipe, përveç kësaj është profesor i nderuar dhe ka pasur edhe një intuitë politike të jashtëzakonshme./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=LHXPRrIFQ7M