Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, ka shkuar mesditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit, për të zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Ky takim vjen për të diskutuar lidhur me reformën zgjedhore dhe pikat e fundit që kërkojnë dakordësi.
Ambasadorja amerikane ka luajtur rol kyç për gjetjen e marrëveshjes mazhorancë-opozitë, ku pikërisht në rezidencën amerikane u arrit marrëveshja mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike./Bl.Ba/Fjala.al