Rifillon patrullimi ajror i Guardia di Finanza për kanabis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada italiane ka bërë me dije se prej një muaji përmes avionit të posaçëm të Guardia di Finanza ka nisur patrullimi në territorin shqiptar për identifikimin e plantacioneve të kanabisit.

Ndërkohë në që në Shqipëri po diskutohet nisma e qeverisë për amnistinë fiskale, ekipi i Guardia di Financa italiane po trajton edhe palën shqiptare për nisma të reja dhe hetime më të thelluara në luftën ndaj pastrimit të parave dhe kapitaleve të paligjshme.

Njoftimi i plotë

“Gjeneralët Di Gesù dhe Arbore u takuan me Kreun e Policisë Ardi Veliu me të cilin u përvijua situata e deritanishme e veprimtarisë së Guardia di Finanza në Shqipëri si përsa i përket patrullimit detar të përbashkët ashtu dhe fushatës së mbikqyrjes nga ajri, e cila ka nisur tashmë prej një muaji nën patronazhin e Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme dhe ka për qëllim identifikimin e plantacioneve të kanabisit përmes avionit të posaçëm të Guardia di Finanza. Takimet pranë Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – krahas vënies në pah të një bashkëpunimi të konsoliduar tashmë të pranisë së Guardia di Finanza në Vendin Shqiponjave prej vitit 1997 – lejuan të diskutoheshin me palët shqiptare nisma të reja të mundshme të ndihmës, formimit dhe bashkëpunimit në hetimet ekonomiko-financiare dhe tatimore, ndër të cilat lufta ndaj pastrimit të parave dhe kapitaleve të paligjshme, hetimet financiare dhe pasurore, mbrojtja e shpenzimeve publike dhe antikorrupsionit”

Gjeneral Brigade Cosimo Di Gesù, Kreu i Repartit II për Bashkërendimin Informativ dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, dhe Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, Kreu i Repartit III të Operacioneve, u pritën në Shqipëri edhe nga Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci.

Lexo edhe :  "Nuk mund të varet vetëm nga Berisha", Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

Bo.Ba/fjala.la

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV