Liberalizimi i vizave/ KE publikon raportin për Shqipërinë

Komisioni Evropian ka prezantuar ditën e sotme raportin për Shqipërinë, për liberalizimin e vizave.

Një pjesë e raportit e publikuar në rrjetet sociale nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, shkruhet se Shqipëria vijon të përbush kushtet e liberalizimit të vizave, por duhet të bëjë përparime dhe hapa para në disa aspekte.

Këto aspekte janë: lufta kundër krimit të organizuar, korrupsioni dhe pastrimi i parave. Gjithashtu theksohet se bashkëpunimi me partnerët duhet të vijojë dhe të shihet me kujdes çështja e azilkërkuesve, pasi numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet evropiane, ka qenë dhe mbetet ende shumë i lartë.

 

Re.Gu/Fjala.al