Hapja e listave/Rama: Ndryshimet nuk vijnë si rezultat i kalkulimeve tona elektorale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PS-së Edi Rama u shpreh se vendimi për hapjen e listave nuk lidhet me kalkulimet elektorale.

Gjatë fjalës së tij ai us hpreh se PS-ja nuk ka asnjë lloj qëllimi tjetër përveç se të përmirësojë Shqipërinë dhe ti japë sa më shumë shanse.

Ndër të tjera ai thekson se opozita parlamentare nuk mund të marrë gjithçka që kërkon, ndërsa opozita jashtë parlamentare ndihet e kërcënuar nga hapja e listave.

“Ndryshimet nuk vijnë si rezultat i kalkulimeve tona elektorale, PS-ja është partia më e madhe e shqiptarëve sot, mbas një viti kur të bëhen zgjedhjet të shohim. Por pa asnjë diskutim, PS-ja nuk ka asnjë lloj qëllimi tjetër përveç se të përmirësojë Shqipërinë dhe ti japë sa më shumë shanse. Nuk ka asnjë lojë, apo pazar. Opozita parlamentare ndihet e kërcënuar nga numërimi partiak, kanë të drejtën e tyre, i kuptoj.

Opozita parlamentare nuk mund të marrë gjithçka që kërkon, opozita jashtë parlamentare ndihet e kërcënuar nga hapja e listave, por nuk mund ti marrin të gjithë. Por kjo PS-ja që është forca më e madhe, ka të drejtën e vet të ketë ndonjë dëshirë, ka vetëm në këtë proces, që të gjithë të tjerët të marrin sa më shumë nga ajo që kërkojnë, për ne është OK”, u shpreh  Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama tha se nuk punon që partia e tij të humbasë, por siç u shpreh ai është i gatshëm ta bëjë Bashën dhe PD pjesë të fitores.

“Unë nuk punoj që PS të humbasë dhe të fitojë PD. Unë patjetër jam i gatshëm të bëj Bashën dhe PD pjesë të fitores. Ky nuk është ndryshim i rregullave të lojës. Rregullat e lojës janë të gjitha të shkruara në marrëveshje.

Lexo edhe :  Rama nuk ndalet: Masa drastike edhe për kantieret e ndërtimit

Ky është një ndryshim që fut qytetarët në lojë më shumë seç janë sot. E përsëris edhe njëherë që natyrisht që kush kërkon alibi për të krijuar situata konflikti e kemi parë në 30 vjet histori që nuk e ka zor ti gjejë alibitë, por unë nuk jam këtu për të menaxhuar problemet psikologjike apo politike të askujt”, tha Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me...

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të altareve, por prej druve që...

Nxehtësia ekstreme, një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër rrezik të fshehur të temperaturave ekstreme: ato...

Horoskopi ditor, 26 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë ta kërkoni diku tjetër. Beqaret...

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk kishte ndodhur, më 26 korrik...

Lajme të tjera

Web TV