KPA konfirmon Manjola Kajanën, SPAK bëhet me 13 prokurorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të premten të lërë në fuqi konfirmimin në detyrë të prokurores Manjola Kajana, duke i hapur rrugën dekretimit të saj në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK.

Vendimi u shpall publikisht në kohë reale në faqen e KPA-së nëpërmjet platformës livestream, për shkak të masave kufizuese ndaj përhapjes së COVID-19. Manjola Kajana e kaloi vetingun në shkallë të parë më 18 qershor 2019, por Komisioneri Publik e ankimoi atë me argumentin se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk kishte kryer një hetim të plotë.

Procesi në Kolegj u fokusua te dyshimet për konflikt interesi përmes aplikimit të bashkëshortit të subjektit si i pastrehë në Fier, si dhe marrjen e një kredie në Bankën Kombëtare Tregtare.

Gjithsesi, pas administrimit të dokumentacionit të plotë, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, pranoi se Kajana nuk kishte qenë në konflikt interesi dhe kërkoi konfirmimin e saj në detyrë. Gjatë shqyrtim it gjyqësor në Kolegj rezultoi se Kajana nuk kishte hetuar ndonjëherë zyrtarë të Bashkisë Fier apo punonjës të BKTsë dhe Komsioneri u tërhoq nga ankimi duke argumentuar se subjekti i rivlerësimit nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit në asnjë rast. Trupi gjykues i Kolegjit, i cili shqyrtoi ankimin e Komisionerit ndaj vendimit të KPKsë për Kajanën, përbëhej nga Natasha Mulaj kryesuese, Luan Daci relator dhe Ina Rama, Rezarta Schuetz e Ardian Hajdari anëtarë. Vendimi i Kolegjit i hap rrugën dekretimit të Kajanës për një post në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nuk ka konflikt interesi  

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, u tërhoq të martën nga shkaqet e ngritura në ankimin për prokuroren Manjola Kajana, duke i hapur rrugën konfirmimit të saj në detyrë edhe në shkallën e dytë të vetingut. Komisioneri deklaroi në seancë se nga aktet e administruara nga Gjykata e Fierit rezulton se prokurorja Kajana nuk ka kryer hetime për abuzimin me kreditë e buta nga zyrtarët e Bashkisë së Fierit dhe nuk ka qenë drejtuese e organit të akuzës. Ballhysa shtoi gjithashtu se nga përgjigjja e dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme nuk rezulton që Kajana të ketë kryer hetime për BKT-në apo për punonjës të kësaj banke. “Nuk provohet të ketë qenë në kushtet e konfliktit të interesit”, tha Ballhysa në seancë, duke u tërhequr nga shkaku kryesor i ankimit. Ndërsa shkaqet e tjera të ngritura lidhur me mundësinë e aplikimit të familjarit të prokurores Kajana si i pastrehë dhe një balancë të vogël financiare në vlerën 115 mijë lekë, Ballhysa i konsideroi si joshkarkuese. Për dy denoncimet nga publiku të kryera ndaj Kajanës në KPA, Komisioneri tha se ishin të pambështetura në prova e në ligj. “Përfundimisht, Komisioneri Publik kërkon lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Manjola Kajana”, shtoi Ballhysa.

Lexo edhe :  Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar në Tiranë

Edhe prokurorja Manjola Kajana e konsideroi hetimin gjyqësor të plotë e të gjithanshëm. Ajo mohoi konfliktin e interesit lidhur me hetimin e zyrtarëve të Bashkisë së Fierit, ndërsa për një kredi të marrë nga BKTja, ajo tha se nuk kishte pasur trajtim preferencial. “Bazuar në aktet e administruara, Kolegji do të krijojë bindjen se unë nuk kam qenë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk jam privilegjuar nga Bashkia e Fierit apo nga Banka Kombëtare Tregtare”, shtoi ajo. Lidhur me ligjshmërinë e aplikimit të bashkëshortit si i pastrehë, Kajana shpjegoi se banesa që dispononin në qytetin e Durrësit nuk i plotësonte kushtet për jetesën e tre personave, pasi ishte më e vogël nga sa parashikohej në legjislacion. Ajo shtoi se banesa në Durrës ishte paraqitur në aplikim dhe se kredia e butë nuk është disbursuar, shkruan BIRN.

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Igli Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, zbulohen detajet e kontratës

Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Sipas raportimeve të fundit të “Tuttomercatoweb”, ish-futbollisti shqiptar sapo ka nënshkruar kontratën e tij...

“Më premtoi se do të kthehej”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës. Lame ndërroi jetë në Mynih të Gjermanisë pas një ndërhyrje të vështirë në zemër. Lajmin...

Berisha ia hedh fajin partive të vogla/ Na morën të paktën 8 deputetë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka komentuar rezultatet zgjedhore dhe rolin e partive të reja. Berisha kritikoi partitë e...

Vijon trendi pozitiv i turizmit/ Rritje me 3,2 %, krahasuar me vjet

Shqipëria vijon të mbetet një atraksion turistik për vizitorët e huaj edhe gjatë stinës së pranverës. Sipas një raporti të INSTAT, gjatë muajit prill 2025,...

“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka siguruar partneren e BE-së dhe NATO-s, Lituaninë, për mbështetjen gjermane kundër kërcënimit rus. Përpara të ashtuquajturit thirrje për vendosjen...

Lajme të tjera

Web TV