Në Kosovë rritet ndjeshëm numri i të infektuarve, Thaçi: Respektoni masat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të shtunën se gjendja me koronavirusin në Kosovë është tejet shqetësuese dhe bëri thirrje që të respektohen masat në mënyrë më rigoroze.

“Ju bëj thirrje që t’i zbatoni në mënyrë rigoroze masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe t’i respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Duke i zbatuar masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore secili qytetar ruan veten, të afërmit e tij dhe gjithë shoqërinë”.

Thaçi po ashtu ka shprehur mirënjohje për stafin shëndetësorë dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga koronavirusi i ri.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar të shtunën se në spitalet publike në Kosovë janë të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 184 janë në oksigjenoterapi, 132 në QKUK dhe 52 në spitalet e përgjithshme.

Nga 301 pacientë, 22 janë në gjendje të rënduar me përkujdesje intensive.

Në Kosovë, që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.512, dhe 97 pacient kanë vdekur.

Ndërsa, numri i rasteve aktive është 2.259.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se me trendin e rritjes së vazhdueshme të rasteve të reja, po konsiderohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

Lajme të tjera

Web TV