Ngjarja në Kombinat/Blerta Josifi vuante nga depresioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E vetmja e mbijetuar e ngjarjes së rëndë në Kombinat, 5 vite më parë është trajtuar nga një psikiatër, pasi vuante nga depresioni.

Mësohet se vizitën e parë te mjeku psikiatër ajo e ka bërë në 11 mars të vititit 2015. Sipas mjekut që e ka trajtuar të renë, ajo ka vuajtur nga çrregullimi depresiv, i cili më pas ka kaluar në çrregullim depresiv psikotik.

Blerta ka kaluar në depresion, si pasojë e çrregullimeve që ka pasur me ankthin.

Mësohet se në këtë periudhë e reja ka shkuar me motrën e saj, Anisën te psikiatri dhe aty ka kryer 4 vizita. Pas trajtimit dhe kurave që mori, gjendja e saj u qetësua.

Mjeku që trajtoi 34-vjeçaren thotë se pas një viti gjendja e saj u normalizua dhe nuk përdorte më as qetësues. Blerta është dëshmitarja e vetme, e cila pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë të Kombinatit. Në dëshminë paraprake që ka dhënë përpara grupit hetimor, 34-vjeçarja ka treguar se trupi i motrës së saj është mbajtur në banesë nga ajo dhe nëna e saj prej gati 15 muajsh.

Ajo ka treguar se motra e saj ka humbur jetën më 27 mars të vitit 2019, dhe se ajo bashkë me nënën e kanë mbajtur të fshehtë, pasi besonin në Zot dhe se Anisa do të ringjallej, nëse ato do të bënin sakrifica.

Blerta u ka thënë hetuesve se motra e saj ka pasur edhe kriza nervore, por ajo dhe nëna e saj nuk e kishin dërguar asnjëherë në spital./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

Lajme të tjera

Web TV