Plas sherri mes gazetarëve të sportit, Dosti sulmon Shakohoxhën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhëniet shoqërore mes dy gazetarëve sportivë, Adriatik Dosti dhe Dritan Shakohoxha me sa duket nuk janë aspak të mira kohët e fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Dosti deklaron se Shakohoxha është rëndë mendërisht. Ai shkon më tej kut thotë se ose duhet lidhur e izoluar ose duhet çuar me dhunë në  Psikiatrinë e Spitalit nr.5.

Irritimi i Dostit ka ardhur pas komentit që Shakohoxha bëri mbrëmë të derbit Tirana –Partizani. Dosti shkruan se kush dëgjoj komentin mbrëmë ka mbetur aq i tronditur e i befasuar po aq edhe i fyer e i poshtëruar me gjitha sa nxori nga goja dje Shakohoxha.

Dosti shkon akoma më tej kur e quan kolegun injorant të lindur, por edhe një servil i pa fytyrë.

“Një partiak e militant fanatik i pështire e i neveritshëm që letërthirrjen e ka oksigjen për të vazhduar se jetuari si Vemje”, shkruan mes të tjerave Dosti.

Komenti i paredaktuar i Adriatik Dostit në Facebook

Vezhgim…

Shakohoxha eshte rende menderisht…

Madje shume rende dhe ose duhet lidhur e izoluar ose duhet cuar me dhune ne Psikiatrine e Spitalit nr.5 …

Eshte tmerr i vertete kur edhe te cmendurit -cmenden fare ose dalin krejtesisht nga duart..ndaj dhe populli jo me kot thote…zot me ruaj nga mende e kokes …

Te gjithe ata qe e ndoqen ndeshjen Partizani – Tirana dje ne Supersport nen komentin e te cmendurit Shakohoxhe nuk mund te mos kene mbetur sa te tronditur e te befasuar po aq edhe te fyer e te poshteruar me gjitha sa nxorri nga goja dje nje injorant i lindur por edhe nje servil i pa fytyre , nje partiak e militant fanatik i peshtire e i neveritshem qe bythlepirjen e ka oksigjen per te vazhduar se jetuari si Vemje !

Ne vend te komentit normal e profesional sportiv …dje transmetimin e tij 100% e zuri propaganda dhe mbeshtetja haptazi politike per Edi Ramen te vellane e tij Olsin e skuadren e zemres se Braces per te cilet dje Shakohoxha e poshteroi aq shume veten e tij sa ben vaki qe nese sot do te ulet te degjoje gjithe c’ka thene dje ka rrezik te shkoje vete me kembet e veta tek Spitali nr. 5 …

O njerez…sot Partizanin e drejton nje Burre i madh, guximtar e trim si askush tjeter…hejj besojeni ose jo por sot ne stolin e tij eshte ulur vete Drejtori Olsi Rama…ky Hero i vertete qe zevendesoi italianin frikacak Sormani…keshtu e nisi komentin e tij dje Shakua…

Besojeni o njerez sot ne derbi trajner i Partizanit eshte dora vete Olsi Rama dhe kjo eshte dicka shume e rralle vertet …eshte historike e jashtezakoneshme …ngjarje dhe eveniment per futbollin shqiptar…

Hej …o njerez kushedi sa me fat dhe i privilegjuar duhet te ndihet sot ky Arbitri qe e ka kaq prane vellain e Kryeministrit Edi Rama …kushedi sa komod duhet te ndihet qe komunikon me te nga kaq afer…

Hej cfare Partizani kryeveper qenka ky i Olsi Rames…shiheni – shiheni te dashur shikues….shiheni c’po i ben Tiranes kryesuese dhe qe pretendon te dale Kampione…

Penallti – penallti per te kuqte…ohhhh joooo se kuptoj dot gjyqtarin qe njehere e drejtoin doren tek pika e penalltise e pastaj thote jo..e cuditeshme vertet ndaj kane te drejte ata tek stoli i Partizanit me Drejtor Olsin ne krye qe nervozohen e protestojne …sepse ky Partizan fantastik i Olsit sot meriton me shume …dhe vetem fitoren…

Shiheni me kujdes o njerez se ku luhet derbi…ne c’fare stadiumi fantastik i cili u be realitet vetem fale deshires se kryeministrit Rama per ta pare futbollin shqiptar ne majat me te larta te europes…

O zot cfare fushe…cfare cilesie e shkelqyer e saj …dhe mesa di une kane ardhur ata te stadiumit te Elbasanit per te ndihmuar koleget e tyre ketu ne Air Albania Stadium qe fusha e ketij te fundit te jete brilante si sot…

Nderkohe mesa duket Shako-debili e i semuri rende nga trute e kokes nuk i shihte punonjesit e stadiumit e mirembajtesit e fushes qe cdo 5 minuta hynin sa ne njeren po aq edhe ne tjetren gjysemfushe per te mbulkuar gropat e llokmat e tapetit qe fluturonin pas cdo dyluftimi futbollistesh ne cdo cep te fushes se ”shkelqyer” te Shako-mavriut…

Dhe fatkeqesisht ne komente te tilla krejtesisht te denueshme dhe absolutisht jo profesionale por qartesisht politike dhe mercenare …viktime ra duke mbeshtetur te cmendurin Shako edhe nje ish futbollist, trajner, e specialist i nderuar e i respektuar si Luan Pinari ..madje dukshem ky i fundit gjate komenteve e nderhyrjeve te tij gati – gati sa nuk bertiste Partizoni – Partizoni myte – myte Tironen …

Dhe ne fund ”specialisti” Pinari duket se i vuri vulen kur tha e tregoi qarte fare duke i hequr dorezat e masken e tij pro – Shako se…po te shenonte Ngo me kete rastin e fundit per gol e po ta fitonte ndeshjen Tirana per mua kjo gje do te ishte e tepert dhe e pa drejte…[???]…

Po si ka mundesi o Pinar qe nje ish futbollist i mrekullueshem, nje trajner i zoti si ty, nje specialist i mire futbolli e nje djale i lindur e i rritur ne Tirane te flase , te gjykoje e te komentoje me kete lloj gjuhe e llogjike…e mbi te gjitha te bjere viktime e nje injoranti – partiak e sharlatan si Shakohoxha dhe te shfaqe kaq haptazi urrejtjen e tij kunder nje ekipi futbolli si Tirana qe me 100 vjet te egzistences se tij, me gati 25 Tituj Kampion…me permbi 60 Trofe te fituara ne historine e futbollit shqiptar e me permbi 200 lojtare te ketij ekipi qe kane veshur e nderuar nder vite fanellen e Kombetares Kuq e Zi …eshte quajtur e vleresuar nga te gjithe shqiptaret si Mbreteresha e Futbollit Shqiptar por edhe nje nder krenarite e tyre kombetare sportive se bashku me Vllaznine e Shkodres…

U skandalizova vertet se pari si qytetar e si teleshikues i thjeshte …se po qe si profesionist, si gazetar sportiv e si komentator ka kohe qe ja kam hequr vizen dhe shume rralle jam i detyruar te shohe a te ndjek ndonje ndeshje futbolli tek kanalet e Supersportit e vecmas nen komentin e injorantit klasik Shakohoxha …

Shume rralle vertet …vetem atehere kur ate ndeshje fjala vjen nuk e jep asnje lloj kanali tjeter pervec atij ku vegjeton e merr rrogen prej vitesh duke i fyer e i poshteruar kaq rende shqiptaret e vecmas dashamiret e futbollit Alifmatraku- Shako !

Dhe ”Qershine mbi torte” ne bythelepirjet e kesaj natyre …duket se e vuri vete Kalari ai qe zyrtarisht dje figuronte si Trajner i Partizanit ku pas ndeshjes po ne kanalin Supersport te Shako-koqes …tha se …sot Partizani e meritonte fitoren, luajti me mire se Tirana [ c’ka ne fakt eshte e vertete]…dhe pastaj duket se me porosi te Shakos shtoi…sepse mbi te gjitha ekipi luajti per emrin e fanellen e klubit e vecmas luajti edhe per Drejtorin e vet Olsi Ramen …[???]…

Ne llogjiken e ne kendveshtrimin tim ai TV qe mbahet ne kembe permes parave te taksapaguesve shqiptare e qe i fyen e i poshteron ata deri ne kete fare feje ku edhe ne vend te nje ndeshje futbolli dhunshem ju ben propagande e agjitacion poltik dukshem ne favor te nje partie e te nje personi te caktuar duke shkelur rende qofte edhe te drejten profesionale pra duke abuzuar kaq rende me te …qe sot ne mengjes duhet ti largoje njehere e mire nga ekrani Shakohoxhat e ketille te neveritshem por edhe zarat e pasuesit apo edhe mbeshtetesit e perkrahesit e tij po kaq te peshtire…

Sepse vec abuzimit te rende me profesionin ne rastin konkret kemi te bejme me shfrytezimin e tij per qellime te pastra propagandistike politike ne favor te nje force politike te caktuar e ne mbeshtetje te nje personi politik te vecante qe fatkeqesisht eshte ende ne pushtet …

Ndaj jo me kot e them se Djalli e Shejtani i rrezikshem Shako i biri i nje oficeri madhor te kohes se Diktatures… eshte rende vertet o njerez besojeni ose joooo …ndaj nese e shihni gjekundi lajmeroni organet kompetente e policine ose behuni kurajoze…lidheni vete e dergojani Pako – postale Spitalit nr.5 …pavionit te Psikiatrise …sepse dje skizofrenia e tij shoqeruar me pa fytyresine e bythelepirjen klasike te tij kaluan te gjitha kufijte …ndaj dhe lutjuni mjekeve ta mbajne atje te izoluar derisa keto dite ti vije per ti bere shoqeri dora vete Edi Rama i cili ka vite e vite qe eshte nje nder pacientet e rregullt te ketij Spitali…e te jene te sigurte te dy qe Drejtor – Olsi do tu vije per vizite e s’do ti lere kurre vetem e ne balte sic la fjala vjen trajneri italian Sormani ….Partizanin e tyre …

A.R.DOSTI

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Shqipëria, Maldivet e Europës”, Express: Një nga vendet më të lira për t’u vizituar

Maldivet janë një destinacion ëndrrash për shumë turistë, por gjithashtu është një fluturim i gjatë dhe i shtrenjtë. Megjithatë,...

9 mars, pesë vjet më vonë: në 10 grafikë, ja se si bllokimi ndryshoi jetën tonë

Chiara Guzzonato   Më 9 mars 2020 , pasi OBSH shpalli një pandemi dhe rritje të numrit të vdekjeve, Italia hyri në bllokim: një ngjarje...

Moti bën kthesë nga nesër, rrebeshe shiu në të gjithë vendin

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Sipas meteorologes...

Romani më i ri i Flamur Bucpapaj: Një vepër magjepsëse që prek zemrat e lexuesve

Sot botohet romani më i ri i shkrimtarit të njohur Flamur Bucpapaj, "Donika, vajza me violinë", një vepër që premton të bëhet një nga...

Sot seanca plenare/ Ja çfarë pritet të diskutohet

Seanca plenare rikthehet ditën e sotme, në orën 17:00 pas Javës së Gjelbër. Në seancën e sotme deputetët pritet të diskutojnë problematika e evidentuara nga...

Lajme të tjera

Web TV