Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka dhënë një këshillë miqësore sipas tij, për Lulzim Bashën dhe për opozitën jashtëparlamentare .
Rama deklaron se marrëveshja nuk është prishur. “Ajo u bë me ju dhe për ju”,shkruan kryeministri.
“S’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë..”/Fjala.al/Ke.Ba