Sherr mes disa personave në Gramsh, merret peng vëllai i njërit prej tyre

Disa persona janë konfliktuar në një lokal në Gramsh mbrëmjen e kaluar dhe menjëherë pas zënkës një person është marrë peng nga tre të rinj.

Sipas policisë, 32 vjeçari me inicialet A.B i cili është marrë peng, është vëllai i personit me të cilin po ziheshin disa të tjerë.

Gjatë sherrit ata e kanë future me forcë të riun në makinë.

Pas njoftimit policia ka shkuar në vendngjarje duke vënë në pranga një prej autorëve të pengmarrjes./Fjala.al/Ke.Ba