Pandemia/Studim: 90 % e pacientëve kanë simptoma edhe 2 muaj pas shërimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi  italian, pjesa më e madhe e pacientëve të prekur me koronavirus kanë vazhduar të shfaqin simptoma edhe dy muaj pasi kishin rezultuar negativë nga Covid-19.

Si pjesë e këtij studimi janë vëzhguar 143 persona të prekur me Covid-19 që ishin shtruar në spital, nga të cilët 87% raportuan të paktën një simptomë të sëmundjes 60 ditë pas testit negativ.

Simptoma më e zakonshme ishte lodhja,  te 53% e personave, ndërsa 43% e tyre kishin vështirësi në frymëmarrje dhe më shumë se 20% përjetonin ende dhimbje në  kyçe ose në gjoks, shkruan Daily Mail.

Megjithëse studimi, i botuar në gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, nuk është i zgjeruar, ka deklaruar se një pjesë e madhe e të infektuarve me Covid-19 kanë probleme shëndetësore të vazhdueshme pas koronavirusit.

“Kjo është me të vërtetë shqetësuese, por plotësisht në përputhje me atë që unë jam duke vëzhguar nga pacientët që kanë kaluar koronavirusin”, shprehet Dr. Christian Ramers, një ekspert i sëmundjes infektive në San Diego.

Ky studim vjen pasi Dr. Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjes infektive në SHBA, tha në një konferencë të enjten se shumë pacientë mund të shfaqin simptoma post-virale për një kohë të gjatë pas shërimit.

Mjekë të ndryshëm kanë bërë thirrje për vëzhgimin e të mbijetuarve nga Covid-19 për të zbuluar se si ndikon koronavirusi në organizmin tonë.

 

 

Bo.ba/fjala.al

Të fundit

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

“Perëndimi të pranojë realitetin në Ukrainë”, Rusia nuk lëshon pe

Rusia nuk kërkon armëpushim në Ukrainë por një paqe të qëndrueshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov...

Lajme të tjera

Web TV