A do t’i rikthehemi karantinës? Manastirliu: Do ketë vlerësim nga ekspertët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë ka folur ditën e sotme për masat që mund të marrë qeveria në lidhje me situatën e Covid-19. E ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel, Manastirliu ka qetësuar qytetarët duke thënë se nuk parashikohet të ketë mbyllje sërish.

Më tej ministrja shtoi se duke parë numrin e lartë të rasteve ekspertët e shëndetësisë po bëjnë vlerësim dinamik në terren.

“Nuk parashikojmë mbyllje, por do ketë vlerësim dinamik gjithsesi nga ekspertët. Por dua të theksoj ndërgjegjësimin e individit në raport me situatën, Është ky një apel që duhet nga të gjithë edhe nga mediat. Qytetarët duhet ta kuptojnë përmasën e situatës. Ju bëj thirrje qytetarëve të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura”, u shpreh ajo.

Rikujtojmë se pak ditë më parë Silva Bino, shefja e sëmundjeve epidemiologjike u shpreh se duhet të mbyllen sërish fundjavat për të ulur numrin e të infektuarve. Megjithë diskutimet e bëra, ende nuk është marrë një vendim i tillë. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV