Flet ish-kreu i KQZ: Si digjen votat e partive të vogla duke hequr koalicionet parazgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume shprehet se heqja e koalicioneve parazgjedhore dënon partitë e vogla.

Sipas Kumes, nëse një parti merr 6000 vota në koalicion, ajo mund ta nxjerrë një mandat dhe nëse garon e vetme, atëherë nuk siguron përfaqësues në Parlament. Ndërkohë që 6000 votat që merr duke garuar pa koalicione, siç propozon opozita në Parlament, zerohen. Kështu ikën edhe vullneti i votuesve.

Po ashtu, Kume shprehet se dënimi i partive të vogla duke vendosur pragun zgjedhor të lartë dhe duke hequr mundësinë e koalicioneve parazgjedhore, ul pragun natyral për një rajon, shkruan Panorama.

Pra, do të thotë që partitë e mëdha mund të nxjerrin deputetin e tyre me më pak vota sesa aktualisht.

Intervista e plotë

Nëse garohet pa koalicione parazgjedhore dhe një parti nuk merr mjaftueshëm vota sa për të plotësuar pragun zgjedhor, atëherë votat e asaj partie zerohen, nuk llogariten për asnjë parti tjetër. Kjo praktikisht e kthen lojën vetëm te partitë e mëdha. Të tjerët futen kot në lojë. Të gjitha partitë politike që garojnë në zgjedhje dhe nuk arrijnë të kapërcejnë pragun, atëherë është e barabartë me atë që, ato nuk kanë marrë fare pjesë në zgjedhje. Po ashtu, sipas ekspertit të zgjedhjeve, dënimi i partive të vogla duke vendosur pragun zgjedhor të lartë dhe duke hequr mundësinë e koalicioneve parazgjedhore, ul pragun natyral për një rajon. Pra, do të thotë që partitë e mëdha mund të nxjerrin deputetin e tyre me më pak vota sesa aktualisht.

Nëse nisma e deputetëve të opozitës së bashkuar kalon sot në Komisionin e Ligjeve dhe miratohen në Parlament më 30 korrik, siç është thënë, praktikisht hiqen koalicionet. Nëse në zgjedhjet e ardhshme shkojmë pa koalicione, çfarë ndodh me votat që merr X parti, e cila nuk e kalon pragun zgjedhor? I shkojnë ndonjë partie të madhe? 

Nëse garohet pa koalicione parazgjedhore dhe një parti nuk merr mjaftueshëm vota sa për të plotësuar pragun zgjedhor, atëherë votat e asaj partie zerohen, nuk llogariten për asnjë parti tjetër. Kjo praktikisht e kthen lojën vetëm te partitë e mëdha. Të tjerët futen kot në lojë. Të gjitha partitë politike që garojnë në zgjedhje dhe nuk arrijnë të kapërcejnë pragun, atëherë është e barabartë me atë që, ato nuk kanë marrë fare pjesë në zgjedhje. Sepse të gjitha llogaritjet që bëhen më vonë, se sa për qind merr njëri që kalon pragun dhe sa merr tjetri, bëhen mbi bazën e votave të vlefshme të këtyre partive që janë futur në llogari. Për ta bërë më konkrete, po përdor disa shifra hipotetike: Nëse PS merr 100 vota, PD merr 90 vota, LSI merr 60 vota. Kurse shumë parti të tjera marrin 20, 30 etj., dhe të gjitha bashkë bëjnë 1000 vota. Atëherë llogaria e parë është kjo: partitë që nuk kanë kaluar pragun. E zëmë se është 5%. Partitë që nuk kanë marrë 50 vota e sipër, ikin. Nuk llogariten fare votat e tyre. Tani mblidhen votat e të gjitha partive që mbeten dhe votat që mbeten nuk janë më 100, sepse kanë ikur votat e partive që nuk kaluan pragun. E zëmë se votat e partive që kanë kaluar pragun kanë mbetur 800. Tani llogaritja për ndarjen e mandateve bëhet mbi 800 votat, jo më mbi 1000 votat që ishin në total bashkë me partitë që nuk e kaluan pragun.

-Çfarë ndikimi ka kjo z. Kume, kush favorizohet nga kjo?

Rëndësi ka edhe momenti tjetër i pragut. Në këtë sistem kështu siç e kemi ne, proporcional me 12 rajone. Në Tiranë janë 34 mandate. Pragu natyral është diku më pak se 3% e votave. Po të marrësh diku 3% të pragut natyral në Tiranë, do të thotë se ti i ke marrë aq vota sa për të nxjerrë një deputet. Mirëpo, ti je një parti që i ke marrë votat e mjaftueshme për të kaluar pragun natyral në Tiranë e për të nxjerrë një mandat në këtë qytet, por nëse llogarit votat e tua në të gjithë Shqipërinë, ti nuk ke marrë mjaftueshëm vota për të kaluar pragun zgjedhor 5%. Kështu që, ti ikën nga loja dhe përjashtohesh. Pra, ti ke përfituar në njësinë përkatëse, në pragun natyral që ka partia përkatëse, por të janë zeruar sepse nuk plotësove pragun kombëtar. Duke e rritur pragun në rang kombëtar, ti i djeg këto parti. Kjo po ashtu bën që të favorizojë më tej partitë e mëdha, sepse ul pragun natyral për to, pasi mbeten më pak vota.

Lexo edhe :  46 vite me klarinetë, mjeshtri kolonjar feston 60 vjetorin me një koncert recital

-Ju si ekspert zgjedhor, çfarë sugjeroni për këtë rast? Duhet të hiqen koalicionet parazgjedhore dhe a duhet të rritet pragu?

Sipas meje, të garosh me koalicione apo pa koalicione është e drejtë vetëm e subjektit dhe nuk ke pse ta kushtëzosh me ligj. Nuk ka kuptim që ta kushtëzosh me ligj. Kjo është sjellje, është taktikë elektorale që u vendos të veprohet në këtë mënyrë. Ka të bëjë me të drejtën politike që ka çdo njeri të organizohet. Dhe vendimmarrja e subjektit për të garuar më vete apo në koalicion nuk merr atë që bëra unë, por bëhet pasi bën analizën e rregullave të garës. Dhe këtu pastaj ka rol sistemi, çfarë sistemi zbatohet. Nëse zbatohet proporcional i pastër, atëherë s’ka kuptim pse të shkohet në koalicione. Shko më vete, vendose pragun natyror se sa vota të duhen për një deputet dhe ja ku tregove sa fuqi ke ti. Por në kushtet kur kemi këtë sistem proporcional, rajonal dhe kur ke kaq shumë rajone, një subjekt i vogël e ka të domosdoshëm që të hyjë në koalicione, sepse mënyra e ndarjeve të mandateve në partitë tregon se nëse një parti garon brenda një koalicioni, mund të marrë një mandat deputeti me 6 mijë vota, por nëse kjo parti nuk garon në një koalicion, atëherë nuk e merr dot një mandat. Vlera e votës në rastet e rajoneve të tilla siç e kemi ne varet shumë nëse garon në një koalicion apo jashtë. Kështu, në rastin tonë, garimi në koalicion është një vendim i zgjuar. Pse duhet ta ndalosh? Ta ndalosh do të thotë që ta dënosh. E dyta, për pragun zgjedhor dhe për koalicionet nuk ka asnjë sens përse ta futësh në ligjin themeltar të vendit, nuk ke pse ta vendosësh në Kushtetutë. Këtë, nëse është dakord e gjithë klasa politike, mund ta vendosin në Kodin Zgjedhor.

-Për sa i përket kërkesës për hapjen e listave, si e gjykoni, mund të bëhet me këtë sistem që kemi?

Nuk ka sens fare kjo kërkesë që ka bërë opozita parlamentare për hapjen e listave pa ndryshuar sistemin. Hapja e listave është fundore në procesin e ndërtimit të një legjislacioni për t’i dhënë mundësi për dy gjëra. Për garë të barabartë midis subjekteve, për mundësi për partitë e vogla dhe të reja dhe të drejtë zgjedhësve për të zgjedhur ata vetë. Këto zgjidhen nga sistemi. Dhe listë e hapur apo e mbyllur varet nga sistemi. Nëse ka dakordësi për një sistem maxhoritar, atëherë çfarë kuptimi ka lista? S’ka më kuptim lista. Të pranosh dhe të thuash se bëra një gjë të madhe duke hapur listat, kjo është kot fare. Është zero.

 

 

Bo.ba/fjala.al

Të fundit

Fluksi i vizitorëve në juglindje, trafik i rënduar në Elbasan, radhë mbi 6 km dhe vonesa

Trafiku i rënduar vijon të krijojë probleme në aksin Elbasan-Metalurgjik, ku automjetet janë bllokuar në radhë për më shumë...

Vendet më të mira evropiane për të investuar në prona në vitin 2025

Investimi në pronë nuk ka qenë kurrë kaq i nxehtë në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, ku Lituania dhe Hungaria po ofrojnë kthimin...

Artan Fuga tallet me Berishën: Ja pse Basha ka të drejtë…

Akademiku Artan Fuga nëpërmjet një shënimi të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social facebook, duket se është tallur me qëndrimin aktual të...

Moti bën kthesën e papritur për nesër, nga reshjet e shiut te stuhitë e borës

Shqipëria do të përballet nesër me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshjet e shiut pritet të fillojnë në orët e para të mëngjesit, kryesisht në...

Pamjet e Tiranës gjatë ndërrimit të viteve bëhen virale në mediat ndërkombëtare

Atmosfera festive dhe spektakli i fishekzjarrëve në qiellin e Tiranës gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke shndërruar...

Lajme të tjera

Web TV