Gazetari Qafoku përball Auron Taren me firmën e Sigurimit: A është kjo firma e Camajt?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ngjallur shumë dyshime firma e hedhur e Martin Camajt në një shkresë në të cilën ai deklaronte se pranonte të bëhej bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Gazetari Roland Qafoku gjatë emisionit HARD TALK i vendosi përballë Auron Tares një dokument në të cilin ishte firma e Martin Camajt. Sipas gazetarit Qafoku firma e hedhur në shkresën e Sigurimit të Shtetit nuk ngjante fare me firmën e hedhur po nga Camaj në një shkresë tjetër. Përpara këtij fakti studiuesi Auron Tare tha se firma ndryshon me kalimin e moshës.

-Ky është dokumenti juaj që e keni publikuar ku ai pranon të bëhet pjesë e Sigurimit. Këtu shkruhet dhe thuhet tekstualisht: “Betohem se duke shkelmuar të kaluarën, pranoj me vullnet të plotë që jem bashkëpunëtor i Sigurimit.” Dhe firma në fund, deklaruesi emri, mbiemri, Martin Camaj. Unë kam një firmë tjetër që më rezulton që nuk është kjo e njëjta. Ky është shkrimi i Camajt.

-Çfarë viti është bërë kjo?

-Në mos gaboj në vitet 1970.

-Pra ka një diferencë prej 30 e ca vitesh. Nëse do shikoni dosjen time të pranimit të shkollës Skënderbej, me firmën që kam atje dhe firmën e sotme do e shikoni që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Megjithatë kjo është për t’u verifikuar nga laboratori. Ai dokument që ju sapo treguat është nga dosja e deklasifikuar e AIDSSH, e cila mban përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e dokumentacionit. Sipas AIDSSH vetëm dy persona e kanë marrë dosjen zyrtarisht./Fjala.al/Ke.Ba

https://youtu.be/a6drCuxBXt4
https://www.facebook.com/watch/?v=619708155339102

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 1 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro blihet me 97...

Sa do rritet detyrimi për taksën e ndërtesës. pishinat, pistat për gara e fusha futbolli

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të...

Britania nënshkruan marrëveshjen më të madhe për eksport anijesh luftarake me Norvegjinë

Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje në vlerë prej 10 miliardë paundësh për të furnizuar Marinën Norvegjeze me të paktën pesë fregata të...

Kush ishte Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë të shek. XX

Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë Dhimiër Anagnosti, regjisori i njohur shqiptar. Por kush ishte Anagnosti, një nga regjisorët më të njohur shqiptarë...

Incident i rëndë në Australi, makina tenton të hyjë në konsullatën ruse

Një person është vënë në pranga në Australi pasi ka tentuar të hyjë me makinë në portat e konsullatës ruse në Sydney. Policia u thirr...

Lajme të tjera

Web TV